Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Vihet gurthemeli i QKMF-së në Komunën e Ferizajt në vlerë prej 2.5 milionë euro

Tet 13, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Me këtë rast, ministri Vitia tha se vështirësitë dhe pengesat të cilat e kanë karakterizuar këtë projekt të rëndësishëm, janë tejkaluar falë vullnetit dhe angazhimit të të gjithëve duke dëshmuar se mbi të gjitha është i rëndësishëm interesi i qytetarëve.

“Projekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare do të jetë një hapësirë moderne, 4.930m². Vlera e këtij projekti është 2.5 milion euro, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 2 milion e 250 mijë euro, me qëllim që ky projekt jetik për qytetarët e Komunës së Ferizajt të jetë në shërbimin e tyre sa më parë. Shfrytëzoj rastin të falënderoj kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin dhe efikasitetin e treguar me qëllim të ndërtimit të një prej qendrave më moderne të Mjekësisë Familjare në vend”, tha ministri Vitia.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e falënderoi ministrin Vitia dhe tha se: “Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë sigurojmë hapsirë e cila do t’i akomodojë të gjitha nevojat dhe kërkesat në radhë të parë të personelit, e gjitha kjo për ofruar shërbime cilësore për qytetarët”.

Me Qendrën e re Kryesore të Mjekësisë familjare do të shtohen shërbimet për qytetarët si dhe do të fuqizohen kapacitetet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM