Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia APEL: Mjegulla paraqet rrezik për shoferë

Tet 24, 2023

Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

Ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Më konkretisht Policia Rajonale e Ferizajt, përmes kësaj komunikate i rekomandon shoferët e automjeteve që:

– Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!

– Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

– Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

– Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

– Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!

– Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM