BQK ka publikuar statistikat e sektorit bankar për muajin shtator 2023.
7.16 miliardë euro, vlera e aseteve të bankave komerciale, 6.51%, norma mesatare e interesit në kredi,166.6 milionë euro, vlera e kredive të reja kurse 87.02 milionë euro, vlera e depozitave të reja 81.9%, raporti kredi-depozita.
Mbi 7 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe investimet e tyre jashtë vendit janë rritur për 43.2 milionë euro, krahasuar me muajin gusht 2023.
Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.79 miliardë euro derisa shuma e depozitave të klientëve është 5.89 miliardë euro.
Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 821.3 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.43% ndërsa në muajin gusht ka qenë 2.52%, kurse norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.51% përderisa në muajin gusht ishte 6.70%.
Raporti kredi-depozita për muajin shtator 2023 ishte në nivelin 81.9%, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 4.08%.
Vlera e kredive të reja ishte 166.6 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja për muajin shator 2023 arriti në 87.02 milionë euro, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.






