Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar dhe sekuestron 182 kg marihuanë

Tet 25, 2023

Policia e Kosovës, si rezultat i koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të drejtorive policore, në kuadër të saj ka realizuar me sukses një ndërhyrje operative-hetimore e cila ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve si dhe kapjen e një sasie të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas informacioneve të shkëmbyera nga Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare – Lindje me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në zonën kufitare RKS/SRB është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore e cila pas kontrollimit nga njësitë policore tek e njëjta është gjetur sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë e cila dyshohet se ishte duke u transportuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, ku në konsultim me prokurorin kujdestar janë arrestuar dy të dyshuar shtetas kosovarë, Y.H. (1998) dhe D.H. (1990), për transportim me narkotikë si dhe janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kg. të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 (katërqind mijë) euro.

Si prova materiale relevante për rastin janë sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore të cilat janë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa rasti i iniciuar ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e sub. narkotike – Neni 267 të KPRK-së’ procedohet tek njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM