Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Austria një nga mbështetësit më të vendosur të integrimit evropian të Kosovës

Tet 26, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në pritjen solemne në nderim të Ditës Kombëtare të Austrisë, organizuar sonte në Prishtinë nga Ambasada e Austrisë në vendin tonë.

Duke vënë në pah rolin dhe mbështetjen e Austrisë në zhvillimin e demokracisë në Kosovë, kryetari Glauk Konjufca tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është rritur dhe forcuar gjatë viteve, përfshirë këtu fushën e ekonomisë, kulturës, arsimin, si dhe shumë sektorë të tjerë.

Tutje, kryetari Konjufca theksoi se rezultat i këtij thellimi dhe zgjerimi të marrëdhënieve është Agjencia e Zhvillimit të Austrisë, e cila ka mbështetur shumë projekte zhvillimore në Kosovë, që kanë çuar në investime dhe punësim.

Për më tepër, Konjufca tha se Austria është një nga mbështetësit më të vendosur të integrimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me marrëdhëniet diplomatike mes parlamenteve të të dy vendeve, kryekuvendari tha se Kuvendi i Kosovës ka marrëdhënie jashtëzakonisht produktive dhe shumë të mira me Parlamentin austriak, duke përmendur po ashtu edhe grupet parlamentare të miqësisë.

Kreu i Kuvendit theksoi se partneriteti mes dy vendeve tona është dhe duhet të shërbejë si shembull i suksesit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një burim frymëzimi për të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM