Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Drejtorisë e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xh. Xhaferi kanë inspektuar punimet të cilat po bëhen në zgjerimin e rrugës “Bajram Bahtiri” në Kryeqytet.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe shumë shpejt do të përfundojnë.
Kjo rrugë do të ketë tre korsi për qarkullimin e veturave, shteg për bicikleta dhe dy shtigje për këmbësorë.