Me rastin e përfundimit të shërbimit të Këshilltarit për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Thomas Niblock nga SHBA, ministri i Mbrojtjes organizoi një ceremoni përshëndetëse.
Me këtë rast ai falënderoi Niblock për kontributin e tij dhënë Ministrisë së Mbrojtjes përmes ofrimit të përvojës së tij profesionale dhe akademike në fushën e komunikimit strategjik. Po ashtu, Maqedonci u shprehu falënderim dhe mirënjohje të lartë, Zyrës Amerikane për Bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes (ODC) në Prishtinë, si dhe Organizatës për Menaxhimin e Trajnimeve të Asistencës së Sigurisë të Ushtrisë Amerikane (USA Army SATMO) për mbështetjen e vazhdueshme me këshilltar dhe trajnime për stafin civil e ushtarak, me qëllim ngritjen profesionale të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga ana e tij Thomas Niblock shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë që kishte për të kontribuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK. Me këtë rast ai u shpreh se do të jetë një ambasador i Kosovës dhe FSK. Shumë falënderues për bashkëpunimin që ka pasur me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK gjatë shërbimit të tij, me shpresën se një ditë do kthehet për të vazhduar misionin e përbashkët për zhvillimin e FSK dhe institucioneve demokratike të Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






