Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të kursantëve holandez, në ambientet e Qendrës së Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Pomozotin, Fushë Kosovë, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendësambasadori i Holandës në Kosovë, Ronald Goldberg, Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, Gjeneral brigade Naim Haziri dhe Drejtori i Qendrës së Kërkim Shpëtimit, John Doone.
Në hapje të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, Kryeministri Kurti theksoi se trajnimi që sapo ka përfunduar është pjesë e një rrjeti global aktivitetesh që na mundësojnë t’i përgjigjemi me shpejtësi të papriturave dhe, duke e bërë këtë, të shpëtojmë jetë.
Teksa i uroi kursantët për këtë arritje, siç është kjo e certifikimit, kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që ishte pjesë e kësaj ngjarjeje në festimin e kësaj arritjeje të rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit dhe për të gjithë stafin që ndihmoi që ky ushtrim të realizohet me sukses të plotë.
Në fjalën e tij Kurti tha se përkushtimi i Kosovës për partneritet dhe vendosmëria e saj për të kontribuar në zgjidhjet e përbashkëta është thelbësore. Ai shtoi se është krenar për aftësitë e klasit botëror që i zhvillojmë në Pomozotin, aftësi që janë jetike për shtetin tonë dhe partnerët tanë teksa përgatitemi për role që na takojnë në arenën globale.
Duke e cilësuar këtë si një moment shumë të veçantë, Kryeministri Kurti tha se kjo qendër, vitin e kaluar, ka ofruar trajnime për afër 3 mijë persona, në mesin e të cilëve krahas shtetasve tanë edhe qindra partnerë tjerë të huaj nga Shqipëria, Britania e Madhe, Italia, Hungaria, Jordania, Malta, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia si dhe kolegët tjerë të nderuar nga Holanda.
“Ambicia jonë është ta ngrisim këtë qendër në një Qendër të njohur Ekselence, duke i shërbyer partnerëve tanë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe komunitetit më të gjerë global”, tha kryeministri Kurti.
Në këtë ceremoni Kurti e lartësoi punën heroike të anëtarëve të ekipit të Kërkim Shpëtimit të Republikës së Kosovës, sepse ata ishin ndër të parët që iu përgjigjën tërmetit shkatërrues në Turqi në fillim të këtij viti, bashkë me kolegët e tyre nga Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar që ndodhen sot në këtë sallë.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri Kurti u shpreh krenar që po i mirëpret partnerët në Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin dhe tha se pret që të vazhdojmë bashkëpunimin produktiv edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.
It is a great pleasure to be here with you today at the conclusion of this important activity. Congratulations to all the participants and to all the staff who facilitated this successful exercise.
Nobody knows better than those present in this room that we live in a world of great uncertainty. The collaborative training event that has just concluded is part of a global network of activities that enable us to respond swiftly to the unexpected and, in doing so, save lives.
Kosova’s commitment to partnership and our resolve to contribute to shared solutions is substantial. I take immense pride in the world-class capabilities we are nurturing here at Pomozatin. These capabilities are vital for both our nation and our many partners as we prepare for the roles we must play in the global arena.
Over the past year, this center has provided training to nearly 3,000 individuals, including our own citizens and hundreds of foreign partners from Albania, Great Britain, Italy, Hungary, Jordan, Malta, North Macedonia, Northern Ireland, Portugal, Turkey, and, of course, our esteemed colleagues from the Netherlands. Mister Deputy Ambassador, this is a special moment we share together.
As we continue to expand our capabilities, our ambition is to elevate this center into a recognized Center of Excellence, serving our European Union and NATO partners as well as the broader global community. The progress we have made in this endeavor is evident, and we look forward to welcoming you back in the future
I must highlight the heroic work of our Search and Rescue team members. They were among the first international responders to the devastating earthquake in Türkiye earlier this year, as were many of our colleagues from the Netherlands and the United Kingdom present in this room.
Our overarching strategic goal is to advance toward and realize our Euro-Atlantic vision. Becoming a member of the European Union and the NATO alliance is central to our aspirations.
The center where we are now is a great and tangible example of who we are, what we stand for as well as our enduring commitment.
We are proud to have welcomed you and look forward to continuing this productive collaboration in the future.




