Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Ngrihen dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi, sekuestrohen 244 telefona në Prishtinë

Nën 8, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zbatuar Urdhër Kontrolli i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontrollimin e 31 lokaleve/bizneseve “Mobile Shop” në Prishtinë dhe si rezultat i zbatimit të kësaj Urdhëresë, janë kontrolluar gjithsejtë 30 biznese nga 31 të cekura në të dhe janë sekuestruar 118 telefona të mençur, ndërsa një biznes i njohur për hetuesit në momentin e fillimit të kontrollit e deri në përfundim nuk ka qenë i hapur, andaj i njëjti në konsultim me Prokuroren e rastit e në koordinim me Inspektorët nga MINT është bllombuar, të mos ketë qasje askush në të.

Pasi që është lajmëruar pronari i biznesit në fjalë, në vazhdën e zbatimit të urdhër kontrollit të lartcekur nga Gjykata, Policia së bashku me Inspektorë nga MINT, ka shkuar në lokacionin në fjalë, është hapur lokali në prezencën e pronarit dhe është bërë kontrollimi i tij.

Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalë sot janë sekuestruar:

– (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.

– (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:

  • “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
  • “Kontrabandimi i mallrave” dhe
  • “Shmangia nga tatimi”

Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM