Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës festoi 10 vjetorin e themelimit

Nën 9, 2023

Në një konferencë festive Shoqata e Grave të Policisë e Kosovës shënoi 10 vjetorin e themelimit, ku morën pjesë ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësues nga OSBE-së, Eulex, IPK, FSK, Dogana, Shërbimi Korrektues, përfaqësues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia si dhe zyrtare policore/ anëtare të SHGPK-së.

Në këtë konferencë nga të gjithë folësit u potencua kontributi i çmuar që gratë japin si pjesë e Policisë së Kosovës si dhe u shpalos rrugëtimi i SHGPK-së për këto 10 vite. Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës u krijua me vizionin për të promovuar barazinë gjinore dhe për të fuqizuar gratë në zbatim të ligjit dhe vazhdon të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj dhe përkrahjes së grave në Policinë e Kosovës.

Shoqata është falenderuese për partnerët e përhershëm si Ambasadën Amerikane, Misionin e OSBE-së, UNWOMEN që bashkëpunuan dhe përkrahën SHGPK-në gjatë rrugëtimit të saj 10 vjeçar, partneritet që do të vazhdojë edhe më tutje.

Gjatë konferncës po ashtu nga INL dhe SHGPK u ndanë mirenjohje për kontributin e dhënë në krijimin dhe përkrahjen e shoqatës gjatë këtyre 10 viteve, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM