Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takohet me përfaqësuesit e Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social

Nën 12, 2023

Qëndrimin në Paris, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vijoi me takimin me drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e Bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të Bordit, Bernard Miyet.

Aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit, dhe artit.

Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme.

Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM