Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka bërë nderime te Memoriali i Dëshmorëve Britanikë ku ka kujtuar pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britaneze të cilët shërbyen dhe dhanë jetën e tyre në luftën në Kosovë.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se përjetë do të nderojmë ata të cilët sakrifikuan për lirinë tonë.
Mirënjohje e pafund për kontributin e tyre të pamatshëm.
Guximi i tyre jehonë në kohë, vepra e tyre kujtesë e thellë e çmimit të paqes.






