Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës gjeti dhe konfiskoi 5800 kg mjaltë të kontrabanduar

Nën 13, 2023

Policia e Kosovës, në këtë rast njësitet e hetuesisë të policisë kufitare vazhdojnë me luftën kundër kontrabandës, ku sot me datën 13.11.2023 në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës, kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar: 5800 x 1L kavanoza me mjaltë = 5800 kg.

Mjalti kishte qenë pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme.

Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave duke bashkëpunuar ngushtë gjithnjë me Doganën e Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM