Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD pret gjeneratën e dytë të programit për diplomaci qytetare

Nën 14, 2023

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në mjediset e MPJD-së, ka pritur gjeneratën e dytë të programit për diplomaci qytetare, duke u uruar mirëseardhje në vendin e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e programit për diplomaci qytetare, zëvendësministrja Gashi u shpreh se ky program, duke pasur parasysh gjeneratën e parë, ka rezultuar të jetë një mundësi e mirë që të rinjtë tanë në diasporë të rilidhen me vendin, duke sjellë përvojën dhe praktikat e tyre.

Prandaj, duke parë rëndësinë e këtij programi, Gashi tha se ndihet mjaft e lumtur që këtë vit numri i anëtarëve të programit është rritur në 25 veta, nga 11 shtete, të cilët do të angazhohen edhe në ministritë e tjera të linjës. Kështu, do të rritet edhe mundësia e krijimit të lidhjeve të reja me shtetet prej nga vijnë këta profesionistë.

Në fund, zëvendësministrja Gashi, duke i falënderuar për vullnetin e treguar për angazhim në kuadër të këtij programi, u uroi shumë suksese. Ajo u shpreh se një program i tillë jo vetëm do t’u mundësojë angazhimin e drejtpërdrejtë në institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe do ta forcojë lidhjen e tyre me Kosovën, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM