Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kuadër të shkollimit të nënoficerëve, diplomuan “Gjenerata 11-2023”e liderëve të rinj.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se për shtatë javë edukim, stërvitje, sfidë, kalitje dhe testime individuale e ekipore, sot u përmbyll me sukses “Kursi i Avancuar për Lider”, gjenerata 11-2023.
FSK po vazhdon hapat e saj drejt zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme ushtarake sipas standardeve të vendeve anëtare të NATO-së.






