Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Promovohet Manuali i dytë i procedurave standarde të infermierisë në kujdesin parësor shëndetësor

Nën 21, 2023

Ministria e Shëndetësisë, promovoi Manualin e dytë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësore- Kujdesi Infermieror në Komunitet”.

Në këtë organizim morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Udhëheqësi i Projektit AQH, Nicu Fota, Kryetarja e OIK, Nexhmie Gori, si dhe profesionistë shëndetësorë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Vitia theksoi se kujdesi shëndetësor është sfidë komplekse dhe dinamike dhe hartimi i Procedurave Standarde Operative, ndihmon në zvogëlimin e rreziqeve, gabimeve dhe ndërhyrjeve, duke garantuar shërbim të sigurt dhe të besueshëm.

“Qëllimi kryesor i këtij manuali është standardizimi i shërbimeve infermierore në komunitet i ofruar në mënyrë unike për përmirësimin e sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të kujdesit në nivelin e KPSH në Republikën e Kosovës”, tha Vitia.

Tutje Vitia, theksoi se ky manual, përveç se është i obligueshëm për tu zbatuar në praktikën e përditshme te punonjësit shëndetësorë, gjithashtu duhet të përfshihet si literaturë e dobishme në procesin e edukimit dhe arsimimit në shkollat e mesme të mjekësisë dhe në studimet universitare në shkencat mjekësore në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, Udhëheqësi i Projektit AQH, Nicu Fota, theksoi se nuk është kurrë e mjaftueshme njohja e punës së palodhur, përkushtimit dhe rolit të rëndësishëm që luajnë infermierët në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, promovimin e shëndetit dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Ai tutje shtoi se AQH dhe IHS kanë mbështetur dhe do të mbështesin Ministrinë e Shëndetësisë në iniciativat e saja për zhvillimin e programeve për ta bërë sa më të lehtë punën e infermierëve.

Ky manual është realizuar nga grupi i ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë punën në teren, analizimin e literaturës, diskutimeve dhe punëtorive me përfaqësim aktiv të profesionistëve shëndetësor, shoqatës së pacientëve, i cili është mbështetur nga Projekti AQH.

Kujtojmë se më 12 maj 2023, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, u promovua Manuali i parë i Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM