Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana e Kosovës merr pjesë në takimet globale kundër Falsifikimit dhe Piraterisë

Nën 22, 2023

Në kuadër të takimit të 20-të të Organizatës Botërore të Doganave janë duke u zhvilluar sesionet e Grupit kundër Falsifikimit dhe Piraterisë (CAP), ku përfaqësues nga administratat anëtare, Zyrat Ndërlidhëse të Inteligjencës Rajonale të OBD-së, organizatat vëzhguese, mbajtësit e të drejtave dhe subjektet e sektorit privat u mblodhën për të biseduar rreth iniciativave globale kundër falsifikimit dhe piraterisë.

Në këto takime të rëndësishme, Dogana e Kosovës përfaqësohet nga Sadije Topojani dhe Atasheu Doganor Bekim Mehmetaj, të cilët ndanë me audiencën sukseset e shquara të Kosovës në luftën kundër tregtisë së paligjshme.

Ne shprehim mirënjohjen tonë të lartë për vlerësimet e Sekretariatit të OBD-së, duke falënderuar Doganën e Kosovës për rolin dhe kontributin e saj si bashkëpjesëmarrëse në operacionet ndërkombëtare kundër tregtisë së paligjshme, me theks të veçantë në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mallrat pirate. Në operacionet e organizuara nga OBD për periudhën raportuese, janë identifikuar më shumë se 4,000 raste shkeljesh të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe mallrave pirate.

Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në përkushtimin e saj për të luftuar falsifikimin në kuadër të operacioneve globale të udhëhequra nga OBD, me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale (IPR).

Në mënyrë të veçantë, vlen të theksohet se Dogana e Kosovës ka arritur me sukses të ndërmarrë veprime dhe parandalojë mbi 1,100 raste të mallrave që dyshohen se shkelin të drejtat  e pronësisë intelektuale, me vlerën totale të mallrave të ndaluara që kalon mbi 23 milionë euro nga viti 2022 e deri më tani.

Në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm OBD-së Dr. Mikuriya, ka shprehur vlerësimin për kontributet pozitive të Grupit CAP të OBD-së që nga krijimi i tij në vitin 2009, duke theksuar rolin kryesor të tij në përparimin e Sekretariatit kundër falsifikimit dhe piraterisë. Ai ka shtuar theksin në arritjet e këtij grupi, duke përfshirë dy rishikime të mandatit dhe zhvillimin e mjeteve për të ndihmuar anëtarët në parandalimin e tregtisë së paligjshme të mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Sekretari i Përgjithshëm ka nënvizuar nevojën për Doganat të fokusohen në tregtinë elektronike, duke e njohur atë si metodën kryesore të përdorur nga kriminelët për të transportuar mallra të falsifikuara. Ai ka përmbyllur fjalimin e tij duke thirrur për bashkëpunim të shtuar mes mbajtësve të të drejtave dhe Doganave, me qëllim kufizimin e ndjeshëm të tregtisë së produkteve të falsifikuara, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM