U.d. presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka uruar besimtarët katolik për Krishtlindje.
Ajo ka thënë se kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës midis popujve.
“Urimet e mia shkojnë në secilën familje të krishtere. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi në jetën tuaj!
Në këtë periudhë të vështirë, kur ne dhe bota po përballemi me covid-19, duhet të mendojmë për të gjithë ata që janë në vështirësi. T`ua zgjasim dorën atyre që janë në nevojë, ta ngjallim shpresën për një të ardhme më të mirë! Festat fetare tek populli ynë gjithherë na kanë bashkuar. Si çdo vit edhe sivjet, të festojmë bashkë, të jemi solidarë dhe të reflektojmë harmoni!. Për shumë mote, Gëzuar!”.