Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Data e zgjedhjeve pas aktgjykimit të Kushtetueses

Dhj 24, 2020

U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas rrethanave të krijuara nga njoftimi për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Osmani diskutoi me Daka lidhur me takimet preliminare të zhvilluara me subjektet politike, dhe e njoftoi se ajo do ta caktojë datën e zgjedhjeve menjëherë sapo Aktgjykimi i Kushtetueses të hyjë në fuqi, pas dorëzimit tek palët.

U.d. presidentja potencoi rëndësinë e veprimeve të shpejta për procesin e votimit për qytetarët e vendit të cilët jetojnë në mërgatë.

Sipas u.d. presidentes Osmani, bashkatdhetarëve tanë duhet t`u ofrohet sa më shpejtë mundësia për t`u regjistruar për  votim, në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme që votat e tyre të arrijnë në KQZ sipas afatit të paraparë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM