Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale

Dhj 28, 2023

Fillimi i vitit po i gjen pa fonde disa strehimore që ofrojnë shërbime rezidenciale për viktimat e dhunës në familje, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe viktimat e trafikimit. Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve Liria Gjilan, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Qendra Shpresë dhe Shtëpi për Fëmijë kanë mbetur pa fonde për muajt janar e shkurt, pasi që të mërkurën, më 27 dhjetor 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, refuzoi kërkesën për financim të këtyre strehimoreve. Kërkesa ishte dërguar në Ministrinë e Drejtësisë nga përfaqësueset e strehimoreve, e cila pastaj nga Ministria e Drejtësisë u dërgua për aprovim në Ministrinë e Financave, e që pastaj u refuzua.

Në vitin 2023, këto strehimore u mbështetën financiarisht nga Ministria e Drejtësisë për periudhën Maj-Dhjetor 2023, ndërsa të njëjtave u ishte premtuar se në nëntor të 2023 do të hapet thirrja publike për financim për fillimin e vitit, por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për më tepër edhe shumë qendra ditore që ofrojnë shërbime sociale janë në të njëjtën situatë.

Qeveria e tanishme ka dhënë shumë zotime se do ketë prioritet luftimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe përmirësimin e shërbimeve sociale. Për këtë edhe ne si RrGK shpesh kemi përgëzuar Qeverinë për vullnetin që e ka shprehur në luftim të dhunës me bazë gjinore e të pabarazive tjera sociale. Mirëpo, ky vendim i fundit në prag të festave të fundvitit, na bën të reagojmë dhe të shqetësohemi për mirëqenien e personave, që janë në nevojë për strehim e shërbime sociale.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me 144 anëtaret e saj, i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që sa më parë ta adresojnë këtë problem. Ne jemi tejet të shqetësuara për mos-aprovimin e mbështetjes financiare për strehimoret e lartpërmendura dhe shërbimet tjera sociale, sepse kjo do t’i vërë në një situatë të rrezikut të gjithë qytetaret/ët që kanë nevojë për këto shërbime. Siç ka qenë praktikë edhe viteve paraprake, ne presim që qeveria sa më parë të krijojë një Fond Emergjent përmes të cilit do të mbulohen nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve sociale për periudhat kur ato kanë nevojë.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka avokuar gjithnjë që të ekzistojë një linjë e veçantë për shërbimet e strehimit të viktimave të dhunës me bazë gjinore e trafikimit me qenie njerëzore, e cila tashmë që nga viti 2018 është në Ligjin për Buxhet, ndërsa tani është koha që kontraktimi i shërbimeve sociale të ofruara nga strehimoret të mbulohen për një periudhe 3 vjeçare, si një zgjidhje e qëndrueshme, propozim ky të cilin RrGK ka kohë që e ka rekomanduar për Qeverinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM