Pasi përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur një takim nga larg me drejtoresha e përgjithshme të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Suzan Flocken.
Ata i kanë treguar për gjendjen në arsim dhe për kërkesat legjitime të anëtarësisë, por edhe për mungesën e gatishmërisë për zgjidhje të këtyre dy kërkesave nga ana e Institucioneve të Kosovës.
Drejtoresha Flocken në emër të ETUCE-s, që përfaqëson 127 sindikata arsimore me 11 milionë anëtarë, i është drejtuar kryeministrit Hoti dhe ministrit në MASH, Ramë Likaj duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un, që është anëtare e këtij Komiteti, e duke kërkuar dialog dhe zgjidhje të drejtë të këtyre dy kërkesave legjitime.