Joe Biden betohet për pozitën si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalimin e parë inaugurues, Presidenti i ShBA-ce, Joe Biden, bën thirrje për një Amerikë të bashkuar dhe se dita e inaugurimit thotë se është “Dita e Amerikës dhe e demokracisë”.
“Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Ditë e historisë dhe shpresës… Vullneti i qytetarëve është dëgjuar. Kemi mësuar sërish se demokracia është e brishtë, por demokracia ka triumfuar”, ka thënë ai.
Historia jonë ka pasur gjithmonë ngecje mes ideales amerikane se të gjithë jemi të barabartë dhe realitetit të tmerrshëm që racizmi, frika, demonizimi na kanë ndarë, ka shtuar Biden.
Biden është betuar se do ta ushtrojë me besnikëri detyrën e presidentit duke mbrojtur dhe ruajtur kushtetuten e SHBA-së, me ndihmën e Zotit.
Ceremonia e inaugurimit sivjet ishte ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo u zhvillua nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasuan dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit kurse pjesëmarrja e publikut në inaugurim ishte po ashtu rreptësisht e kufizuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.