Build Skills with our trainings

Sign up now!

Me profesione, e të pa punë, të rinjtë nuk e shohin perspektivën

Jan 21, 2021

Kujtime Daci, 26 vjeç nga Komuna e Hanit të Elezit, edhe pse që tre vjet ka përfunduar studimet për Banka, Financa dhe Kontabilitet, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, nuk ka arritur të gjejë një punë.

Daci kishte kryer studimet në vitin 2017, dhe që atëherë kishte kërkuar për punë, por edhe përkundër që është e përgatitur për profesionin e saj, ajo nuk ka arritur ende të punësohet.

Ajo tregon se punësimi në Komunën e Hanit të Elezit është shumë i vështirë.

Kam përfunduar fakultetin në vitin 2017 dhe kam kërkuar punë në komunën time, por nuk jam punësuar”, ka thënë ajo  për KosovaLive.

Edhe Adelina Huneli, 25 vjeç nga Hani i Elezit, që tre vjet është duke kërkuar punë.

Ajo kishte përfunduar studimet bachelor në drejtimin Gjuhë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe që nga viti 2017 është duke kërkuar punë në profesionin e saj.

Kam aplikuar në mësimëdhënie por nuk jam pranuar. Bachelorin e kam përfunduar më 3 korrik të vitit 2017, kurse këtë vit jam në përfundim të studimeve master”, thotë ajo.

Fatin e njëjtë e ka edhe 24 vjeçarja nga Hani i Elezit, Luljeta Daci, e cila është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Juridikut në Universitetin e Prishtinës. Ajo ende nuk ka arritur të punësohet, por që thotë se kudo që do i përshtatej, do të pranonte të punonte.

Se ka pak mundësi për punësim në komunën e Hanit të Elezit e pranojnë edhe zyrtarët komunal.

Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mallzum Qajani, thotë se si komunë nuk kanë ndonjë mundësi të veçantë për punësimin e të rinjëve.

Perspektiva e të rinjëve për t’u punësuar, sipas tij, është shumë e vogël e veçanarisht në profesionin e tyre.

Si komunë nuk kemi ndonjë mundësi të veçantë të punësimit të rinjëve. Numri i punësuarve të rinjë brenda një periudhe kohore 5 vjeçare është shumë i vogël në krahasim me sa kanë nevojë të rinjtë të punësohen”, ka thënë ai.

Ai thotë se komuna në bashkëpunim me donatorë apo organizata joqeveritare të ndryshme kontribuon financiarisht që tek të rinjtë të ngritet niveli i zhvillimit profesional.

Nga ana tjetër, ai thekson se të rinjëve ju kanë dhënë hapësirë në udhëheqje dhe menaxhim të administratës komunale.

Në bord, nga tetë drejtorë të drejtorive, tre janë nën moshën 30 vjeçare apo shprehur në përqindje  37,50%  janë nën moshën 30 vjeçare. Ndërsa nga stafi menaxhues i komunës, nga 9 koordinatorë të sektorëve të ndryshëm, 7 janë nën moshën 35 vjeçare”, ka thënë ai.

planin zhvillimor të Komunës së Hanit të Elezit, për vitin 2010-2025 tregohet se të pa punë në këtë komunë janë 67 për qind e qytetarëve.

Sipas raportit, vetëm një numër i vogël i të punësuarve është në sektorin joformal ekonomik.

Nuk ka të dhëna në Han të Elezit që tregojnë statistikat e papunësisë pasi që nuk ka zyrë të punësimit, e cila ishte dashur të tregojë personat e papunë. Sipas sondazhit në terren dhe të dhënave nga ndërmarrjet në Hanin e Elezit, përqindja e papunësisë është 67%”, është thënë në raport.

Ndërsa, në raportin “Studimi për rininë – Kosovë 2018/2019”, thuhet se shkalla e papunësisë për personat nën 25 vjeç tregon një diferencë të madhe gjinore, dhe se vajzat e reja kanë një lidhje më të dobët në tregun e punës në Kosovë.

Sipas këtij raporti, papunësia e vajzave të reja në Kosovë është 67 për qind.

Eksperti i ekonomisë dhe këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Musa Limani, natyrisht e lidh papunësinë e lartë me nivelin e palakmueshëm ekonomik të Kosovës.

Kosova për nga zhvillimi ekonomik paraqet vendin më të pa zhvilluar në Ballkan, Evropë e më gjerë. Kjo për arsye se asnjë Qeveri e Kosovës nuk hartoi e as nuk zbatoi politikë konsekunete zhvillimore makroekonomike”, ka thënë ai për KosovaLive.

Limani shprehet se duhet të bëhet një analizë për të caktuar gjendjen faktike të ekonomisë.

raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2018, është thënë se shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Kosovë ishte 55.4 për qind.

Ndërsa sipas Anketës së Fuqisë Puntore të vitit 2019, është thënë se shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte 50.6 për qind..

Të rinjtë e papunë synojnë ikjen jashtë vendit

Albion Burrniku, 20 vjeç nga komuna e Ferizajit, student i vitit të tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, .edhe pse është në fund të studimeve, nuk po arrin të gjejë një punë në profesionin e tij.

Një kohë punoi si ndihmës kuzhinie në Hib-Petrol dhe në Burger King.

Burrniku tregon se merret me aktivitete në organizata të ndryshme në Kosovë dhe se në të ardhmen mendon të dal jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Lulzim Bela, 20 vjeçar nga Kaçaniku, i cili është në vitin e tretë të studimeve në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë shpreson se, megjithatë, do të arrijë të gjeje punë në Kosovë. 

Vushtrriasen,  Fitnete Zeka, 24 vjeçare, e cila është në përfundim të studimeve në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, po ashtu e mban shpresa e punësimit në Kosovës, ndonëse është e gatshme edhe për punë të tjera jashta profesionit të saj.

Për dallim nga shumë të rinjë, Ardiana Selimi 23 vjeç nga komuna e Kaçanikut, e cila ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Tetovës tregon se kishte arritur të gjente punë.

Edhe pse ka gjetur punë, ajo ka thënë se ka zgjedhur të bëjë praktikë në një nga programet e organizuara nga USAID.

Kam aplikuar për punë dhe jam pranuar por kam zgjedhur të bëjë punën që më pëlqen si praktikante në USAID në projektin ‘Up to youth’”, ka thënë ajo për KosovaLive.

Pasi nuk po gjejnë punë në Kosovë, shumë të rinjë po synojnë largimin nga vendi.

Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm në Agjensionin e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë, thotë se në tregun e jashtëm në dy vitet e fundit kanë ndërmjetësuar rreth 200 kandidatë për programet e shkollimit dhe aftësimit profesional tre vjeçar në Gjermani, rreth 20 kandidatë për “Përshtatje e Kualifikim” dhe rreth 100 studentë për punësim sezonal tremujor në Gjermani.

Më së shumti kërkesa për punëtorë nga Kosova ka në fushën e infermierisë e po ashtu edhe në fushën e ndërtimtarisë.

 “Të rinjtë që paraqiten në organizatën tonë paraqiten bazuar në programet të cilat paraprakisht i definojmë me partnerët tonë institucional dhe joinstitucional në Gjermani. Numri sillet rreth 400 në vit, për rreth 200 vende pune, gjegjësisht vende për shkollim dhe aftësim profesional, apo trajnime profesionale”. 

raportin e Odës Ekonomike të Kosovës për vitin 2018 “Arsimi dhe Tregu i Punës në Kosovë dhe Bashkim Evropian”, thuhet se Kosova po ballafaqohet me një sistem arsimor që nuk po arrin të përgatisë gjeneratat e reja për tregun e punës, ku nuk ka një përputhje të mirëfilltë të kërkesës dhe ofertës për fuqi punëtore.

Marrë parasysh pozitën e periudhës së para-anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, është kyçe që fuqia punëtore të sigurojë konkurrueshmëri të aftësive me tregun Evropian”, thuhet në raport. 

raportin “ Komunat dhe roli i tyre në punësimin e të rinjve” të publikuar nga Lëvizja Fol në vitin 2017,ndërkaq theksohet se Kosova përballet me mungesë të punëtorëve me aftësi dhe njohuri adekuate për të plotësuar kërkesën e tregut të punës.

Pandemia Covid-19 godet ekonominë e rrit papunësinë

Në raportin “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës”, të publikuar nga Instituti GAP kohëve të fundit është konstatuar një rritje e shpejtë të numrit të të papunëve.  Sipas raportit, nga muaji mars numri i punëkërkuesve është rritur për 31 mijë e 550 apo u shumëfishua për afro 40 për qind.

Mustafë Kadriaj, njohës i ekonomisë thotë se pandemia Covid-19 e ka ndalur aktivitetin ekonomik në Kosovë, gjë që ka reflektuar edhe në papunësinë.

Papunësia është derivat i zhvillimit ekonomik dhe si rezultat i pandemisë u ndalë aktiviteti ekonomik duke reflektuar në t’kurrjen e aktivitetit i cili reflekton në papunësi dhe mirëqenie të qytetarit, njëherit reflekton edhe në arkën e shtetit”, tha ai për KosovaLive.

Por, sipas tij, për dallim nga shtetet tjera, Kosovën krahas pandemisë e shoqëronte edhe kriza politike.

Ndërrimi i shpeshtë i qeverisë nuk mund të ketë politika të mirëfillta ekonomike, sepse në ekonomi faktori kohë është dominant. Për fat të keq ka vetëm improvizime e më së paku politika ekonomike“, ka thënë ai.

Me papunësi të lartë janë përballur edhe shtetet tjera.

Në raportin Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020”, është thënë se papunësia e të rinjve vijon të mbetet një problem thelbësor. Në raport thuhet se të rinjtë e diplomuar janë ata që vuajnë nivelet më të larta të pëpunësisë. 

Sipas nivelit arsimor gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjëve me arsim të mesëm janë të papunë, ndërsa 12,3 % e të rinjëve me arsim të lartë vujanë këtë fenomen”, është thënë në raport.

Në raportin “Tendencat e tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor 2020”, është thënë se punësimi në rajon ishte rritur aq shumë sa që kishte sjellë mungesa të fuqisë punëtore dhe trysni për rritje të pagave.

Sipas këtij raporti,  mungesa e fuqisë punëtore ka qenë e theksuar në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut në sektorin e prodhimit dhe atë të transportit, por Mali i Zi kishte mungesa të fuqisë punëtore në turizëm.

Ndërsa në raportin “Studimin Rinor në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2018/2019”, janë treguar problemet më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë në shoqërinë bashkëkohore maqedonase.

Sipas raportit, problemet më të mëdha në vend janë mundësitë e kufizuara për punë dhe përparim, si dhe punësimi dhe të ardhurat e ulëta të cilat nuk mjaftojnë për t’u pavarësuar.

Por, gjetkë, në vendet më të zhvilluara evropiane, situata, gjithsesi dallon. 

Nga një raport “Situata e punësimit social në Suedi” konstatohet se rritja e ekonomisë së Suedisë është përshpejtuar që nga viti 2012, ndërkohë që sfidë për këtë vend mbetet integrimi i njerëzve me aftësi të ulta dhe migrantëve në tregun e punës.

Ndërkohë që në Francë konstatohet gjatë viteve 2006-2019 brezat e rinj janë ata që preken më shumë nga papunësia, në raportin e publikuar nga Komisioni Komercial për Punësim dhe Aftësim, thuhet se në Britaninë e Madhe, punëdhënësit tregojnë se është e vështirë të gjejnë punëtorë për vendet e lira të punës, të cilët janë të aftë dhe me përvojë.

Nexhmije Bajramaliu, 20 vjeçare nga Hani i Elezit, e cila jeton në Oberhausen të Gjermanisë, pas përfundimit të shkollës së mesme nuk ka vazhduar studimet në fakultet, pasi që ka dashur të bëjë praktikë si infermiere, një punë që e dëshiron dhe e bënë me qejf.

Pas përfundimit të punës praktike, ajo do të arrij të punësohet.

Pasi ta kryej këtë zanat unë mund të diplomohem si një infemiere dhe mund të punësohem“, tha ajo për KosovaLive.

Elvira Huneli

Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Ngritja e Aftësisë Mediale dhe Digjitale”/”Enhancing Media and Digital Literacy”, e mbështetur nga Albany Associates.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM