Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Hoti uron Presidentin e SHBA-ve, Biden

Jan 21, 2021

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar telegram urimi Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. 

“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar”, thuhet midis tjerash në telegram. 

Kryeministri në detyrë Hoti e ka siguruar Presidentin Biden, se Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit” thuhet në letër.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka  shprehur falënderimet dhe mirënjohjet për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM