Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, ambasadori Tomáš Szunyog, së bashku me ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, do të lansojë Programin e Bashkimit Evropian/Sektorit të Drejtësisë në Kosovë. Projekti do të zbatohet deri në janar 2024 dhe ka një buxhet prej 7 milionë
eurosh.
Programi i BE/Sektorit të Drejtësisë në Kosovë synon reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ai do të ndihmojë institucionet në konsolidimin e kornizës ligjore dhe institucionale, forcimin e pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, dhe transparencës së gjyqësorit dhe po ashtu do të përmirësojë qasjen në drejtësi
për çdo qytetar, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara, thuhet në ftesën e Zyrës së BE-së në Kosovë.