U.d presidentja, Vjosa Osmani, gjatë një adresimi në profilin e saj zyrtar në Facebook ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Sipas saj ëhtë bërë presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe certifikim si dhe u ushtrua presion ndaj udhëheqësit të kësaj zyre e cila punon e pavarur politikisht.
Osmani ka kritikuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, se nuk është e thirrur të shtyjë përpara agjenda partiake dhe se duhet të ruajë integritetin e institucionit që ajo drejton.
“Kryetarja e KQZ-së nuk përfaqëson asnjë parti politike por emërohet pikërisht për të mbrojtur paanshmërinë dhe integrititetin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së”, ka thënë u.d. presidentja Osmani.