Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli ka pritur në takim, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy institucioneve me qëllim të luftimit dhe parandalimit të dukurive negative.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat që janë ndërmarrë në ruajtjen e stabiliteti financiar.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, falënderoi Guvernatorin e BQK-së për bashkëpunimin e deritashëm, njëkohësisht shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Të dyja institucionet shprehën përkushtimin për intensifikim të punës ndërinstitucionale me qëllim që të reduktohet numri i automjeteve të paregjistruara dhe pasiguruara,si kriter për procedurat e mëtejme për çështjen e kartonit të gjelbër thuhet në komunikatën për media e BQK-së.