Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, te veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe te memoriali i familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Lavdi të rënëve, të gjithë dëshmorëve, martirëve e heronjve tanë, të cilët mbesin dritë udhërrëfyese në rrugën tonë përpara për ta bërë Kosovën ashtu siç e ëndërruan ata, ka thënë u..d. e presidentes Vjosa Osmani në faqen e saj në Facebook.
“Në 13- vjetorin e shtetit tonë, nderuam arkitektin e pavarësisë e të shtetësisë sonë, Presidentin historik Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar Adem Jashari dhe sakrificën sublime të familjes Jashari si ikonë e lirisë, sikurse edhe simbolin e rezistencës, veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Ndërkaq, së bashku me Ambasadorët e Quint-it dhe ambasadorin e BE-së, u përkulëm tek memoriali Heorinat, për ta nderuar sakrificën e simbolin e forcës, heroinat tona, e për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Lavdi të rënëve, të gjithë dëshmorëve, martirëve e heronjve tanë, të cilët mbesin dritë udhërrëfyese në rrugën tonë përpara për ta bërë Kosovën ashtu siç e ëndërruan ata!”.