Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjermania dhe Franca thirrje për formim të shpejtë të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Shk 22, 2021

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde dhe Ambasada e Francës në Kosovë në postimin e tyre në Twitter kanë uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ata kanë bërë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, sapo rezultatet të finalizohen.

Gjermania dhe Franca me padurim presin ta përkrahin një agjendë ambicioze të reformave, duke përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19.  Gjermania dhe Franca janë të gatshme për ta përkrahur kontinuitetin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë në drejtim të integrimit evropian të dy vendeve”, ka shkruar ambasadori gjerman Rohde.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM