Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASH: Thirrje për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë

Shk 23, 2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) iu bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet me prezencë në shkollë, thuhet në postimin në Facebook.

Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

Po ashtu, MASh kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

MASh, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndëmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe MSh-së.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM