Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSH: Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

Shk 26, 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh, thuhet në komunikatën për media e MSH-së.

Nga sot e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Në zonën e verdhë janë  10 komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Peja nga e verdha ka kaluar në të  kuqen

Lipjani nga e verdha ka kaluar në të kuqen

Ferizaj nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Gjilanit nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Vushtrri nga e gjelbera ka kaluar në të verdhen

Graçanica nga e gjelbera ka kaluar në të verdhen

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM