Shihni

Arkivat

Edhe matura shtetërore po sfidohet nga pandemia

Edhe matura shtetërore po sfidohet nga pandemia

Ish-kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj, pajtohet me krijimin e mekanizmave të tillë si kjo iniciativë, dhe shton se pjesëmarrja në testet ndërkombëtare si në PIRLS (Progresi në Studimin Ndërkombëtar të Letërsisë për Leximin), TIMS (Tendencat në Studimin Ndërkombëtar të Matematikës dhe Shkencës) e PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve) ndikon në indentifikimin e të arriturave dhe dobësive në sistemin tonë arsimor.

Edhe pse shtet laik, Kosova “vend pjellor” për ekstremizëm fetar

Edhe pse shtet laik, Kosova “vend pjellor” për ekstremizëm fetar

Pa dyshim se çdo fe thërret për tolerancë dhe solidaritet mes vete, duke injoruar dhe duke mos i lënë asnjë hapësirë të mundshme ekstremizmit fetar. Megjithatë jo të gjithë tregohen tolerantë e në vend që të luftojnë ekstremizmin fetar, ata kanë tendenca ekstremiste fetare.

Edhe volejbolli kosovar u afektua nga pasojat e COVID-19

Edhe volejbolli kosovar u afektua nga pasojat e COVID-19

Pasi që rastet e para me COVID-19 u paraqitën në Kosovë më 13 mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori një sërë vendimesh, ku përfshihej edhe pezullimi i të gjitha garave sportive. Përkundër që volejbollistët ishin të përgatitur për zhvillimin e garave, pandemia ua ka prishur planet shumë ekipeve të cilat synonin të radhiteshin të parat në Superligë.

Lidhja e dy trupave me gjini të njëjtë, e pakapshme për shoqërinë

Lidhja e dy trupave me gjini të njëjtë, e pakapshme për shoqërinë

Erblin Nushi 28 vjeçar nga Prishtina, i cili me profesion është producent/regjisor ka rrëfyer se qysh kur ishte fëmijë kishte filluar të ndjehej ndryshe. Edhe pse atij i ishte thënë se ajo që po ndijente ishte gabim, ai nuk e pranonte në asnjë mënyrë dhe me kalimin e kohës vetëm se bindej më shumë për ndjenjat e tij. Kur ishte në klasën e nëntë ai filloi t’i pranonte ndjenjat që kishte edhe më shumë, e kur filloi shkollën e mesme, si 15 vjeçar u bind plotësisht se ndjenjat e tij për gjininë e njejtë ishin reale.

Në përballje me pandeminë, teatri megjithatë ruan “pozitivitetin”

Në përballje me pandeminë, teatri megjithatë ruan “pozitivitetin”

Dema shpjegon se si pandemia ndikoi që asaj të mos i’u jepej mundësia që të shfaq punën e saj në teatër. Arsyeja ishte se provimet mbahen të hapura dhe shikohen nga njerëzit që shkojnë atje për t’i mbështetur, e kësaj radhe ata u dësht t’i mbanin të mbyllura.

Inovatorit kosovar i mungon mbështetja institucionale kosovare

Inovatorit kosovar i mungon mbështetja institucionale kosovare

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu shprehet se në Kosovë nga aspekti politik po eksperimentohet. Sipas tij, shpërndarja e Ministrisë së Inovacionit dhe e Ndërmarresisë nëpër ministri të tjera, më tepër demotivon se sa motivon inovatorët drejt zhvillimit të inovacionit në Kosovë.

Ndotja vazhdon, ndërkohë që pandemia përkohësisht “pastroi” ajrin

Ndotja vazhdon, ndërkohë që pandemia përkohësisht “pastroi” ajrin

Ministria e Ekonomisё dhe Ambientit pohon se masat qё janё ndёrmarrё pёr parandalimin e përhapjes sё Covid-19, dukshёm kanё ndikuar nё pёrmirёsimin e cilёsisё sё ajrit në vend. Sipas tyre, janë krahasuar tё dhёnat pёr pёrqendrimet e NO2 dhe grimcave pezull (particular metër) PM2.5 dhe PM10, ku ёshtё shёnuar zvogëlimi i dukshëm si në nivelin europian ashtu edhe në Kosovë.

Kosova ende nuk po gjen përgjigje adekuate ndaj analfabetizmit

Kosova ende nuk po gjen përgjigje adekuate ndaj analfabetizmit

“Rezultatet e PISA-së në Kosovë nuk kanë treguar ndonjë dallim në mes të fëmijëve që kanë vijuar edukimin parashkollor prej atyre që nuk kanë pasur rastin të vijojnë këtë nivel edukimi. Problem kryesor i kësaj situate është mungesa e arsimit si prioritet i vërtetë i autoriteteve kosovare. Kjo mund të ndryshojë e këtu ndikim mund të ketë zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave”.

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

THELLESISHT