/Bojana Milovanovic – Beta/ – Nëse dikush në kuiz do t’ju pyeste cili qytet ka mozaikun më të madh botëror të murit nga fasulja, xhez klubin me mirënjohje botërore për dizajn të enterijerit dhe rrugën që është pagëzuar me emrin e presidentit amerikan George W. Bush, mbase Prishtina nuk do të ishte asociacioni i parë.
Prishtinën mund ta përjetoni si kryeqytet të shtetit të pavarur, ose krahinë jugore serbe, por pa marrë parasysh bindjen paraparake me të cilën keni mbërritur, aty nuk do të gjeni gjurmë të shtetësisë serbe. Në qytet mbizotërojnë simbolet kosovare, shqiptare dhe amerikane.
Nëse ju çon rruga në Prishtinë, bëhuni gati edhe për atë se këtu nuk funksionin asnjë rrjet i telefonisë mobile nga Serbia, kështu që për komunikim është i domosdoshëm numri dhe rrjeti kosovar, ndërkohë që wireless-i është në dispozicion thuajse në të gjitha katiferitë.
“Të kishit qenë këtu para pesëmbëdhjetë vjetësh këtë qytet nuk do ta njihnit, shumëçka është ndërtuar”, e përshkruajnë kështu prishtinasit qytetin e tyre, mjaft krenarë për atë se si ka ndryshuar.
Vërtet, nëpër qytet shihen kryesisht ndërtesat e reja, moderne e të larta, e nuk do t’ju shpëtojnë syrit edhe shumë punishte të objekteve në ndërtim e sipërt. Megjithatë, fitohet përshtupja se gjatë ndërtimit nuk ka ndonjë plan rregullativ dhe se ndërtesat ngrihen kudo që mbërrijnë.
Prishtinasit janë sidomos krenar për rrugën e tyre kryesore Nënë Tereze. Kjo zonë këmbësorësh njëmend duket e rregulluar dhe moderne, përplot vitrina të ndritshme të brendeve botërore dhe me kafieritë e rregulluara bukur
Në një skaj të kësaj rruge ju pret një pllakat i madh muri me portretin e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova me mbishkrimin me të cilin kosovarët i falenderohen për shtetin e pavarur. Në skajin tjetër të shëtitores qendrore prishtinase do të’ju përcjellin përmendoret Rugovës dhe Skenderbeut, si shtesë historike e shtetësisë kosovare.
Derisa shëtitni rrugëve të Prishtinës keni përshtypje se atje nuk ka njerëz më të vjetër se dyzet vjet. Prishtinasit e rinj, të veshur bukur, e duan edhe jetën e natës, kështu që rrugët, klubet dhe kafiteritë janë përplot në orët e vonshme të mbrëmjes. Tollovi ditën dhe natën, përplot njerëz, por edhe automjete, kjo është një prej fotografive për kartolinë nga Prishtina.
Ai që vjen nga Serbia do të vërejë se këtu nuk ka gjuhë serbe në shenja dhe mbishkrime, e atë nuk do ta dëgjoni as në rrugë. Kjo nuk habit me faktin se në qytetin prej rreth 200 mijë banorëve, në zonën e ngushtë dhe po aq në zonën më të gjerë, ka vetëm disa dhjetra serbë.
Megjithatë, paragjykimet anash, serbishten pa frikë mund të flisni derisa shëtitni nëpër qytet.
Edhe pse guxoni të flisni serbisht, vështirë se ajo do t‘ju shërbejë nëse dëshironi të blini diç në shitore apo të porosisni pije në katiferi. Prishtinasit e rinj nuk flasin serbisht, kështu që me ta, pos nëse rastësisht nuk dini shqip, gjuha bazë e komunikimit është anglishtja.
Megjithatë, në mesin e atyre pak njerëzve të gjeneratave më të vjetra, do t’i hasni ata që flasin serbisht të cilëve nuk do t’ju vijë rëndë që të komunikojnë me ju.
Ndoshta ekzistojnë barrierat gjuhësore, por barrierat për ëmbëlsira definitivisht nuk ekzistojnë. Në shitoret prishtinase do të hasni në “Plazma”, “Medeno Srce”, ose “Eurokrem”. Ç’është e vërteta këto prodhime kanë paketime në gjuhën angleze, por duket se shija e tyre kuptohet mirë edhe në tregun kosovar.
Nëse gjatë shikimit të rafteve me ëmbëlsira, rastësisht, në moment, ju duket se jeni në Beograd, në realitet do t’ju kthejnë shishet e vogla të “Uje Rugove”.
Dashamirët e birrës nga Serbia assesi nuk do të duhej ta lëshonin rastin ta rikujtojnë shijen e Birrës së Pejës, dikur shumë të popullarizuar anembanë Jugosllavisë dhe ja edhe rekomandimi për suvenir e dhuratë që mund ta gëzojë dike që do të don ta ta pinte edhe në Beograd.
Sidoqoftë, nëse jeni duke u paketuar drejt Prishtinës, mos i futni paragjykimet në kofer dhe do të keni rastin të kaloni mirë.
(Ky tekst është realizuar në kuadër të projektit Kosovo Serbia: LIVE të cilin e financon Bashkimi Evropian në kuadër të Mbështetjes Shoqërisë Civile 2013. Përmbajtja e kësaj storjeje dhe qëndrimet e paraqitura në të janë përgjegjësi ekskluzive e autorit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.)