Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova dhe Serbia, apo të humburit në përkthim

Kor 28, 2015

/Bojana Milovanović, BETA/ –  “Molimo Vas na udaljenost dok čekajte u redu”. “Da zaštitimo decu: ne dozvlite da uzdišu dim vaše cigarete”. Nëse keni menduar se është fjala për ndonjë përkthim me Google translate, gaboheni. Ky është mbishkrimi i një kompanie në qendër të Prishtinës dhe vërejtja në pakon e cigares.

Gjuha serbe dhe shqiptare janë të barabarta në Kosovë, së paku do të duhej të ishte kështu, gjykuar sipas ligjit mbi përdorimin e gjuhëve, Situata në praktikë është ndryshe, në Kosovë nuk ka kuadër të mujaftueshëm që do të merrej me gjuhën serbe dhe përkthimet, kështu që përkthimet a la “google translate” mund të vërehen edhe në ligje edhe në dokumente zyrtare.

Në Prishtinë mbizotërojnë mbishkrimet në gjuhën shqipe, e vetëm tek institucionet dhe mbishkrimet zyrtare mund të shihni edhe ndonjë fjalë serbisht. Nga ana tjetër, as në pjesën e Mitrovicës me shumicë serbe nuk do të shihni mbishkrime në gjuhën shqipe, e dominon alfabeti cirilik.

Këtë vjeshtë ka nisur formimi i Katedrës për Ballkanistikë në Universitetin e Prishtinës ku, mes tjerash, do to duhej të mësohej edhe gjuha serbe. Derisa ato kuadro të mos diplomojnë, mbi përdorimin e barabartë e të drejtë të gjuhës kujdeset Zyrja e Komisionerit për gjuhë, që është hapur më 2012.

“Kur hyni në Kosovë apo kaloni me veturë rrugëve të Prishtinës, që në shikim të parë bëhet e qartë se ligji mbi përdorimin e gjuhës nuk zbatohet në tërësi”, konstaton komisioneri për gjuhë Slaviša Mladenović.

Zyrja është krijuar me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendjeje në praktikë. Nga ajo dalin rekomandimit për përdorimin më të mirë të gjuhës, para se gjithash në institucionet zyrtare, e qytetarët që konsiderojnë se janë “viktimë” e shkeljes së rregullave mund të paraqesin ankesa.

“Sipas ligjit, gjuhët zyrtare në Kosovë janë serbishtja dhe shqipja, ato janë të barabarta dhe i tërë dokumentacioni, komunikimi dhe funksionimi i institucioneve duhet të kryhet në dy gjuhë”, thekson komisioneri për gjuhë.

Mirëpo, probleme ka në të gjitha fushat, ndërkohë që gjuha trajtohet sikur një gjë anësore.

“Çështjes së gjuhës nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme. Prioritet janë punësimi dhr negociatat e Brukselit”, thekson komisioneri, me vërejtjen se respektimi i ligjit mbi gjuhët është tregues i gjendjes në institucione dhe indikator i gjendjes të të drejtave të njeriut, në përgjithësi.

“Përdorimi i drejtë i gjuhës në gjykata dhe përkthimet e mira të ligjeve janë parakushte edhe për gjykim të drejtë”, thotë Mladenović.

Si shembull, Mladenović merr interpretimin e ndryshëm të disa dispozitave të ligjit, por edhe aktgjykimet e ndryshme për shkak të përkthimit  jo tejet preciz dhe cilësor.

“Problemet janë evidente – mungesa e kapaciteteve dhe mjeteve. Ky është një ligj i shtrenjtë kur është fjala për implemtimin e tij”, konsideron Mladenović, por thekson se zbatimi i tij i plotë do të përmirsonte marrëdhëniet ndëretnike.

Para Zyres së Komisionerit ekzistonte Komisioni i cili merrej me problemin e shumëgjuhësisë në Kosovë. Në krahasim me atë periudhë, dukshëm është shtuar numri i vërejtjeve që i bëjnë qytetarët.

“Numri duhet të jetë më i madh duke pasur parasysh gjendjen në terren”, shpjegon komisioneri.

Më së shumëti vërjejtje ka në barierat gjuhësore në institucione.

“Institucionet vuajna shkaku i kapaciteteve që nuk mund të vetëmbahen. Me përkthim merren individë që janë mësuar ndërkohë ose ata që përvojën e vet e mbajnë që nga periudha e Jugosllavisë së vjetër”, shpjegon komisioneri.

Edhe pse gjendja është large ideales, Komisioneri për gjuhë vëren edhe përparim.

“Ka përparim në lirinë e shfrytëzimti të gjuhës në publik, në rrugë. Serbisht mund të dëgjoni në Prishtinë, shqip në rrugët në very të Mitrovicës apo në Graçanicë, ky problem dhe frika më nuk ekzistojnë. Përfundimi i  përgjithshëm është se shqiptarë më shumë flasin serbisht sesa që serbët flasin shqipt, dhe mendoj se duhet punuar në këtë drejtim”, tha  Mladenović.

Ai porositë se gjuha duhet të shërbejë për afrim dhe pajtim të komuniteteve në Kosovë.

(Ky tekst është realizuar në kuadër të projektit Kosovo Serbia: LIVE të cilin e financon Bashkimi Evropian në kuadër të Mbështetjes Shoqërisë Civile 2013. Përmbajtja e kësaj storjeje dhe qëndrimet e paraqitura në të janë përgjegjësi ekskluzive e autorit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.)

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM