Që kur u vendosën këto tabela, asnjë punëtor i fabrikës nuk u lejua të hyjë brenda objektit.
Të gjithë ata që dikur merrnin rroga nga mbushësi i Ujit në Bujanoc, mbeten pa to.
Fatin e njëjtë e patën edhe ata të Gumoplastikës, fabrikë kjo brenda qytezës shqitpare në Luginën e Preshevës.
Që nga vitet e 90-ta të gjithë ata që ishin angazhuar në to, u pushuan.
Ngjashëm u veprua edhe me të gjitha fabrikat tjera që ishin në këtë pjesë të Serbisë, që më me qejf do të bashkohej me Kosovën.
Citat: Jusuf Jusufi, Banor i Bujanocit
Po s’ka se janë mbyll fabrikat, ku me u punësuar. Veç kush ka krye shkollë dikush. Edhe kush ka krye shkollw s;ka ku mu punwsuar.
Unë 22 vjet kam punuar, e tash rri të shpija
Xhemail Aliu, banor i Bujanocit
“Me pas punë nuk kisha “nejt” këtu. A je duke kuptuar çka po them. Ama s’ka e po duhet qetu me “nejt”.
Për me hangar e me pi, se me kështu pas perspektive a diçka për me ec përpara, jo..
Si pasojë e kësaj gjendjeje të krijuar, zonat me shumicë shqiptare të Luginës llogariten si më të varfrat në Serbi e rajon.
Bile, as të rinjtë nuk kanë shpresë se ndonjë ditë do të punësohen diku, përveç në administratat e komunave të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Citat: Besnik Selimi, Tërrnovc i Madh
Të gjitha fabrikat të cilat kanë funksionu ne Bujanovc, për momentin asnjë nuk punon. Pastaj shumica e të rinjve po ikin prej Bujanocit për në shtete e bashkimit evropian. Punësim këtu nuk ka hiq
Ndonëse janë më pak, edhe banorët serbë i kanë telashet e njëjta me shqiptarët shumicë.
Citat: vox
“deri sot ka qenë e vështirë me hy në punë, ndërsa tani po vjen edhe më shumë duke u vështirësuar situata. Kot kryejnë shkollë të rinjtë. Ata nuk munden të punësohen, por vetëm të qëndrojnë nëpër kafiteri”.
Citat: vox
“gjendja këtu në luginë është e rëndë, pasi që ka dështuar privatizimi. Në Bujanoc është situatë e vështirë.
Unë kam punuar 27 vjet në fabrikë, e tash rri në shpi e merrem me bujqësi, sa për të mbijetuar”.
Drejtuesit e komunave në fjalë thonë që situata ekonomike është e rëndë dhe nuk kanë mundësi të bëjnë zgjidhje të duhura, pa ndihmën e pushtetit qendror në Beograd.
Citat: Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës
“Pa dyshim se shkalla e papunësisë arrin deri në vlerën 70 përqind e popullsisë së aftë për punë, që janë të papunësuar. Është diku plotë pesë herë më e theksuar sesa mesatarja e shkallës së papunësisë në Serbi…
Sipas Mustafës, fajtorë në dështimin e privatizimit është politika serbe, e cila sipas tij u përfshi me qëllimin e vetëm që të pengojë zhvillimin ekonomik të Luginës shqiptare.
Citat: Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës
“Jo që ka dështua, po s’ka pas fare interesim serioz nga ana e agjencionit republikan për privatizimin e subjekteve shoqërore ekonomike, dhe në këtë drejtim edhe sot e këtej nuk ka një interesim.
Këtë e thotë edhe Nexhat Behluli, i cili është bashkëpunëtor profesional në agjencionin rajonal të privatizimit.
Citat: Nexhat Behluli, bashkëpunëtor profesional në agjencionin rajonal të privatizimit
“Me përgjegjësinë ma të plotë mund ta them se procesi i privatizimit në komunën e Buajnocit e Preshevës ka dështua pasi që ka qenë drejtpërsëdrejti e involvuar politika…
Behluli thotë se fabrikat e falimentuara do të ktheheheshin në fuinksion sikur shteti serb të lejonte shqitparët t’i blenin dhe të investonin në to.
Citat: Citat: Nexhat Behluli, bashkëpunëtor profesional në agjencionin rajonal të privatizimit
“ për çdo ndërmarrje për të cilin ka qenë i caktuar auksioni të jetë në shitje dhe kur ka pasur blerës potencial shqiptarë, diku 3-4 ditë para mbajtjes së auksionit, shumë herë është përsëritur kur ato ndërmarrjet janë heq nga procesi privatizimi. Shteti ka improvizuar arsye të ndryshme, vetëm se e ka mbrojt shitjen e ndërmarrjes të kalojë në pronësi apo menagjim të shqiptarëve
Të kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtarët e agjencionit shtetëror të privatizimit në Serbi, nuk kanë dashur që të flasin për këto akuza. Madje, as pas pritjes gati 2 javëshe, që nga dërgimi i pyetjeve me shkrim, zyrtarët për informim nuk e panë të udhës të deklarohen për këtë çështje.
Por, përfaqësuesit e odës ekonomike të Serbisë, thonë se janë në dijeni për dështimin e privatizimit në luginë të Preshevës.
Citat: Goran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit
“Sa i përket Preshevës, dështimit të jugut, kjo është edhe si pasojë e ngjarjeve që ndodhën atje në fund të viteve 90-ta. Atje u dëmtua procesi i privatizimit.
Aty çmimet ishin të lira për investitor, por njerëzit u frikësuan të investojnë shkaku i ngjarjeve që rrodhën aty.
Por a ka të bëjë ky dështim i privatizimit me frikën se mos shqiptarët po forcohen ekonomikisht shumë në këtë zonë?
Citat: Goran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit
Nuk mund të them se ka të bëj me përqindjen e madhe të shqiptarëve në ato komuna, por çështja është se ka qenë në pyetje siguria e investitorëve.
Jovic, që kryeson odën rajonale të Leskovcit, në kuadër të Odës Ekonomike të Serbisë në nivel qendror, e pranon se në pjesët e tjera të Serbisë, situata është më e mirë.
Citat: Goran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit
“Duhet ta pranojmë se privatizimi shkoi më së miri në Beograd dhe Novi Sad. Këto janë dy vende të suksesshme.
Ndryshe nga këto, në luginë apti kryesisht fabrika të tekstilit. E tash dihet, ato dështaun edhe për arsyeje se vendet si Turqia, Indonezia, kina e Tajvani e pushtuan tregun”.
Ky zyrtar tha se është në dijeni se investitorë nga Italia e vende të tjera të Evropës, kanë shfaqur, së fundmi, interes për të rimëkëmbur fabrikat përgjatë zonës së Luginës.
E derisa të ndodh kjo, administratat komunale, arsimi dhe shëndetësia janë fushat kryesore që krijojnë vende pune.
Nëse kështu vazhdon, largimi drejt Evropës mund të mbetet alternativa më e mundshme për banorët e këtyre anëve.