Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kthimi i serbëve në Kosovë mes mitit dhe realitetit

Tet 9, 2015

Të kthyerit serbë flasin për Njuzuik rreth asaj se si duket sot jeta e popullit serb në Kosovë dhe çfarë është dashur të bëjnë për të mbijetuar në këtë vend.

Foto: Nemanja Pančić, familja Drljević, fshati Zhallc – fara e jetës në gur


Se a nuk kanë pasur serbët nga ky fshat të shkojnë gjetkë, apo këtë tokë të shterpë në komunën e Istogut e kanë aq për zemër, ne këtë nuk e dijmë. Ndodh që kjo e para të ketë mbizëtoruar, meqë nuk munden vetëm prej dashurisë të durojnë krejt atë që kanë duruar që sërish t’i kenë shtëpitë e tyre

Kodra pas shtëpive të reja e të bardha në Zallq është e mbuluar nga bari. Ditëve të fundit të verës bari nuk është më aq i gjelbër, dhe krejt peisazhi është në tone të hirëta dhe të zverdhura, kështu që guri – mbase vetëm maje e ndonjë shkëmbi të madh nën tokë – vështirë se shihet nga largësia.

Por kur njeriu e gjen, pas bredhjes së gjatë ose nëse atje e shpiejnë fëmijët e fshatit, e sheh një mrekulli: nga një e çarë në sipërfaqen e lemurë të gurit ka mbirë një trung lisi. Në të janë tri fletë. Askund përreth asgjë, pos barit, asgjë tjetër nuk mbin – pos këtij druri nga shkëmbi!

Jeta nganjëherë di të bëjë lojëra dhe kështu t’i rregullojë gjerat më mirë se cilido shkrimtar: nëse diku fara e jetës së re mund të mbijë në gur, atëherë ajo është këtu. Meqë në këtë fshat të Dukagjinit, Zallq, në të njëjtën mënyrë kanë filluar jetën e tyre të të tkhyerit, të arratisurit në verën e vitit 1999.

Foto: Nemanja Pančić, familja Drljević, fshat Zhallc

Ato shtëpi të reja, të bardha janë të tyre, po rruga deri te ato ka qenë e mundimshme

Rafalet nga terri

Deri në luftën e vitit 1999 në Zallq, posta e fundit Istog, Kosovë, shqiptarët dhe serbët kanë jetuarpranë njëri tjetrit. Pas luftës, të gjithë serbët kanë ikur, në Smederevë, Kraljevë, Kragujevc…kudo që dikush e ka pasur dike apo ka mundur të bëjë ndonjë kulm mbi kokë, e pas kësaj, kur sikur ka ardhur paqa dhe Qeveria e Kosovës ka vendosur të paraqes orientimin e vet për të drejtat e njeriut, disa prej atyre serbëve të ikur nga Zallqi – 27 familje, i janë përgjigjur ftesës së Prishtinës që “të kthehen në vendlindjen e tyre”.

“Vendlindja e tyre” ishin vetëm – guri dhe hiri, meqë shtëpitë serbe në Zallq, deri në të fundit, ishin të rrënuara dhe të djegura. I vendosën nëpër tenda.

Por ky nuk ishte problemi më i madh: fqinjtë e tyre, shqiptarë, kundërshtuan kthimin e serbëve. Në prill të vitit 2010, një kolonë kaloi nëpër fshat duke mbajtur pankarta në të cilat shkruante “Nuk ka kthim derisa nuk gjenden të zhdukurit”, “Nuk do të punojmë sipas planeve serbe”, “Kriminelëve nuk u duhen shtëpitë, por qelitë”, e protestuesit klithnin  “Ikni prej këtu, nga Kosova jonë e lirë”, “Ju na keni vrarë”.

Foto: Nemanja Pančić Familja Drljević, fshati Zhalc.

Si një prej arsyeve pse kundështojnë kthimin e fqinjëve të dikurshëm, në deklaratat dhënë mediave dhe në letrat dërguar zyrtarëve në Prishtinë, theksohej se në mesin e të kthyerve ishin edhe tre serbe të cilët gjatë luftës kishin kryer krime kundër shqiptarëve. Është vërtetuar se kjo nuk ishte e saktë, shqiptarëve nga Zallqi u janë dhënë në dispozicion listat e atyre që kanë shprehur dëshirë të kthehen, ku nuk ishin emrat e këtyre të akuzuarve, por i tërë viti 2010, dhe viti pas, kaluan në pengimin e vendosjes të të kthyerve.

Nga errësira është shtënë mbi kampin; tendat disa here janë gjuajtur me gurë; një i kthyer është rrahur një mbrëmje vonë; tjetri, mu në mes të ditës, është alivanosur nga një goditje në kokë dhe është lënë në një hendek pranë rrugës; dhe prap rafale…

Në qershor të vitit 2010, ka filluar ndërtimi i 14 shtëpive për të kthyerit, e në gusht Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) i ka arrestuar tre shqiptarë të mitur me dyshimin se kanë demoluar murin në njërën prej ndërtesave, e blloqet për ndërtimi i kanë hedhur anekënd punishtes.

Është konstatuar se pas të gjitha incidenteve qëndron një familje e vetme shqiptare, e ardhur në Zallq pas luftës. Në konfliktet më 1998 dhe 1999 atyre u janë vrarë dhjetë anëtarë. Shqiptarët, zyrtarët nga komuna, kanë përsëritur se janë të vendosur ta “zbatojnë kthimin” por se situata është e ndërlikuar – nuk ishin të prirur që haptas të vihen në anën e serbëve dhe të ligjit, e kundër atyre që pësuan në luftës. Shqiptarët e tjerë në Zallq kanë heshtur…

Kështu kjo zhagitej, vera ia lëshoi rrugën vjeshtës, e kjo pastaj dimrit, dhe në prag të vitit të ri 2011, më 27 dhjetor, në shtëpitë sapo të ndërtuara, u vendosën nëntëmbëdhjetë familje. Gjashtë hoqën dorë nga kthimi, e disa të tjerë nuk i kishin plotësuar kushtet mjaft të rrepta, mes tjerash, që në Serbi të mos kenë kurrfarë prone.

  • Njerëzit u desht diku të gjejnë kulm mbi kokë për këto dymbëdhjetë vjet, të ngrenë ndonjë kulm për familje – i tha shkruesit të këtyre rreshtave Nebojša Drljević.

Prej tendave në oborre të rrethuara

Nebojša është kthyer ndër të parët në pranverë të vitit 2001 në Zallq. Bashkëshortja e tij Vladimira dhe fëmijët Blaženka, Jovana dhe Dušan ishin në ato tenda mbi të cilat ishin shtënë rafalet. Punonte në “Goša” në Smederevska Palanka, derisa nuk u plandos fabrika, e pastaj mbeti pa punë.

Katër vjet më gjatë, nëpër vështirësi të njëjta kalonte edhe Slaviša Komatović (52), një nga të kthyerit e fundit: kaloi nëpër qendrën e refugjatëve, pastaj u martua dhe ka tre fëmijë, e me familjen bredhte nëpër dhomat me qirra.

-Asfarë prone nuk kam pos kësaj në Zallq. Nis nga fillimi, por në Kralevë e pata më rëndë. Vetëm ideja se çdo to parin e muajit më duhet të ndajë 70-80 euro për qirra më ngarkon psikikisht. Punë ka gjithënjë e më pak, e në shtëpinë e huaj dihet se si është – fliste Slaviša në verën e vitit 2014, kur u kthye. Në tetor fitoi shtëpinë prej 45 metrash katrorë.

Foto: Pančić Familja Drljević, fshati Zhalc.

Vëllai i tij Veljko Komatović, së bashku me Nebojša Drljević-in, ishte ndër të parët.

-Jemi kthyer më 24 mars 2010. Këtu në oborrin tim, ishte një livadh, i shkretë, e tash pamja është krejtësisht ndryshe. Me shumë punë, me shumë investim, si prej ndihmave të njerëzve të mirë nga të gjitha anët, por edhe me punë, punën e familjes sime, ja se çfarë kemi arritur. Bashkëshortja dhe unë punojmë nëntë hekterë tokë. Në oborr është shtëpia për banim dhe objekti përcjellës e shtalla, e në të, tash për tash, tre gjedhë, tre derra, katër qen të Sharrit, roje besnike që ruajnë amvisërinë dhe nja tridhjetë shpezë. Kemi një pjesë të mekanizmit, më nevojiten edhe do, por edhe kjo kryen punë.

Jeta e re

Zallqi sot duket krejtësisht ndryshe: rreth shtëpive të të kthyerve janë makinat bujqësore, në oborret e rrethuara ka shpezë dhe gjedhë të imët, e në shtalla lopë…

Dhe ajo që është më me rëndësi: në Zallq sërish lindin fëmijët. Para se lexuesit t’i pengojë “toni nacionalist” në këtë fjali, të sqarojmë: fakti se në Zallq sërish lindin fëmijët serbe as për së afërmi nuk do të ndryshojë strukturën e shprishur pakthim nacionale të banorëve në Kosovë dhe të “përmirësojë çështjen serbe”. Mirëpo – shikuar në kontekstin më të gjerë, meqë shikuar më shtruar, bëhet fjalë për gëzimin privat të prindërve dhe asgjë më tepër… – fakti se në Zallq edhe sivjet kanë lindur Strahinja dhe Marija në familjen e Veljkos, dhe Stefani në familjne e Slaviša Komatović-it dhe Lazar Drljević, është tregues i kohërave më të mira.

Po sa më të mira?

-Siguria më nuk është problem. Tani vështirësi paraqet punësimi, thotë për Newsweek Srbija, Haki Rugova, kryetar i komunës së Istogut.

Foto: Nemanja Pančić, Haki Rugova

Në Istog nuk ka reparte të mëdha prodhuese, trancizioni edhe këtu e ka marrë haraçin e vet. Papunësia është problem i përgjithshëm, e kur bëhet fjalë për punësimin e pjesëtarëve të pakicave nacionale, ligji nuk e njeh “diskriminimim pozitiv”, thotë Haki Rugova.

Vetëm dy nga të gjithë të kthyerit nga Zallqi kanë gjetur punë: një në komunë, tjetri si roje në spital. Të tjerët merren me bujqësi. Toka bujqësore në Zallq nuk është asofare që çkado që të mbillësh do të rritet, por qet. Ç’është e vërteta, mu sikur edhe njerëzit e këtyre hapësirave, me kopraci dhe sikur me turp e tregon dashurinë… por do të mund të jetohej nga kjo tokë, nëse të kthyerit nuk do ta nisnin jetën e re në gurë dhe hi. Për këtë nevojitet mekanizimi dhe karburantet, nevojiten farat, pastaj plehu…

-Këtu rritet mirë gruri. Por që të mbillësh një sipërfaqe më të madhe, duhet të investosh në të. Prej nga? Disa kanë marrë kredi, nga pesë-gjashtë mijë euro, por ato duhet kthyer!- thotë  Nebojša Drljević.

Ndihma të cilën të kthyerit e marrin nga Qeveria e Serbisë është e pamjaftueshme dhe, si gjithëherë kur është fjala për burokracinë, arrin vonë.

Të burgosurit nga Oprashka

Por Zhallqi nuk është e gjithë Kosova.

-Vlerësimi i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete është se sot mbi 200 mijë të zhvendosur intern nga Kosova ballafaqohen me pamundësinë e kthimit në shtëpitë e tyre. Në krahinë janë kthyer më pak se pesë për qind të të zhvendosurve, e nga viti 2010 janë kthyer rreth 2 mijë veta – thotë Dalibor Jevtić, ministër për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

Foto: Nemanja Pančić, Dalibor Jevtić

Po të njëjtin vit kur filloi ndërtimi i shtëpive në Zhallq, nja dhjetë kilometra më larg, në Oprashkë,Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ndërtoi 14 shtëpi për serbët, numri i të cilëve deri më luftën e vitit 1999 ishte rreth 300.

Por, të lënë nën mëshirën e fatit, dhe sulmeve të fqinjëve shqiptarë, qysh pas një viti ata u larguan nga fshati për të dytën here. Shtëpitë e braktisura dhe pronat së shpejti i demoluan “sulmuesit e panjohur”, duke marrë krejt çka ka mundur të merret: tjegullat, mobiliet…

Në Oprashkë mbeti vetëm Petko Miletič, me bashkëshorten Snežana dhe Tamara-n (11) e Lazar-in (9) vjeç.

-Mua më së shumti më pëlqen kur jam në shkollë, më pëlqen kur babai vonohet pak dhe mandej kemi kohë të luajmë me shoqëri – thotë Tamara.

Foto: Nemanja Pančić, Lazar dhe Tamara Miletić

Kështu ndihet edhe Lazar-i.

-Jam i lumtur vetëm kur jam në shkollë me shokët.

Babai i çon dhe i kthen çdo ditë nga shkolla në Osojane me traktor. Në rrethin prej pesë kilometrave përreth shtëpisë së tyre nuk ka njeri gjallë. Dhe, edhe kur dikush paraqitet – kështu ishte gjithmonë deri më tash, nuk është qëllimmirë. “Akterët e panjohur” tri herë me radhë ia kanë vjedhur pompën e ujit familjes Miletić. Kanë hequr dhe kanë marrë me veti 230 metra elektrokabëll bartës nga pompa e ujit në pus, pa të cilin kjo familje e determinuar nuk do të mund të mbijetonte.

Haki Rugova thotë se këtu bëhet fjalë për kriminalitet të thjeshtë, për hajnat që kabllon e shesin si lëndë sekundare.

Petko Miletić nuk e di se kush dhe pse po e lë pa ujë, por çdo incident i tillë “e mbyt shpresën në çfarëdo mundësie të mbijetesës”.

-Kemi vendosur të mbesim, meqë kemi shpresuar se, megithatë, dikush do të kthehet. Por, me kalimin e kohës gjithënjë e më shumë e kuptoj se me lidhmërinë time me vendlindjen e kam shkatërruar fëmijërinë e fëmijëve të mi, dhe frikohem për të ardhmen e tyre – thotë Petko.

Disa herë ka paraqitur uzurpimin e pronës nga ana e shqiptarit që tash së voni është vendosur këtu. Ka paraqitur edhe sulme, sikur sulmin e qenit të tij ndaj Lazar-it, por asgjë nuk është ndërmarrë lidhur me këtë. Nga ana tjetër…

-Por ka edhe situata të mira, kam një shok shqiptar në fshatin fqinj me të cilin bashkëpunoj, ndihmohemi së bashku-thotë Petko Miletić.

Bashkëshortja Snežana, me prejardhje nga Krushevci, rrallë shkon tek të vet. Për shkak të fëmijëve, qoftë ajo qoftë Petko gjithmonë duhet të jenë në shtëpi, meqë fëmijët nuk guxojnë t’i lënë vet në asnjë çast.

-Kurrfarë parash, kurrfarë pasurie nuk e vlen këtë frikë që e kam përjetuar këtyre viteve – përmbledh ai përvojën e tij. “Paratë” dhe “pasuria” këtu janë vetëm simboli, meqë në Oprashkë vështirë jetohet nga bujqësia. Snežana çon djathin në pjesën veriore të Mitrovicës, gjashtë dhjetë kilomtera më larg, dhe po aq në kthim, me autobs. Petko merrte kredi për të mbjellur grurin, e të korrat dështuan. Pranverën e kjaluar nuk ka pasur as kujt t’ia shes sanën, dy stogje janë vyshkur në oborr…

Në pamundësi që ta fillojnë jetën diku tjetër, Miletić-ët mbesin të burgosur në Oprashkë.

Foto: Nemanja Pančić, Petko Miletić

Dëshirat e bukura dhe realiteti

S’është lehtë të konkludohet nëse rasti I këtyre familjeve është përjashtim apo rregull.

-Edhe pse shumica e të zhvendsurve intern duan të kthehen në vendlindjet e tyre, për këtë nuk ka kushte, e pengesat janë situata e sigurisë dhe çështja e pazgjidhur e kthimit të pronës së uzurpuar, të cilën e presin mbi 40 mijë qytetarët të nacionaliet serb dhe jo-shqiptar. Problem janë edhe gjykatat të cilat janë të ngadalshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtyre kontesteve. Vështirësi në kthimin e pronës ka edhe kur të merret vendimi i plotëfuqishëm gjyqësor – thotë Dalibor Jevtić, duke shtuar se në punën e tij e ka mbështetjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit, por se pengesat paraqiten “lokalisht”.

Por, shton ministri Dalibor Jevtić, nga procesi i kthimit të serbëve të cilët e kanë braktisur Kosovën më 1999, nuk do të hiqet dorë.

Sipas tij, krahas ndërtimit të shtëpive, në të ardhmen do të bëhet përpjekje që çdo familjeje të kthyer t’i sigurohet së paku një vend pune.

Përvoja e deritashme dhe situata e përgjithshme ekonomike në Kosovë nuk japin bazë për të besuar se ky qëllim, pa dyshim i mirë, edhe do të realizohet. Çfarë atëherë mund të pritet nga plani që serbët të kthehen në shtëpitë nga të cilat është dashur të largohen.

Ta lëmë ta thotë Veljko Komatović nga Zhallqi.

-Nuk mund të parashikoj të ardhmen e askujt, por mund të mbijetohet. Nëse kam mundur edhe unë, me shumë punë, angazhim,, investim, ndihmë të njerëzve të tjerë e institucioneve, nga vendlinfja ime mund t’ju porosis të gjithë atyre që vërtet duan të kthehen dhe të jetojnë në vendin e gjyshërve, se mund të mbijetojnë. Edhe në Serbinë qendrore nuk e kanë të gjithë njësoj. Dikush është gjetur më mirë, dikush më keq, por ai që punon edhe krijon diçka…

Momčilo Petrović

Kjo storje është realizuar në kuadër të projektit Kosovo Serbia: LIVE të cilin e financon Bashkimi Evropian në kuadër të Mbështetjes Shoqërisë Civile 2013. Përmbajtja e kësaj storjeje dhe qëndrimet e paraqitura në të janë përgjegjësi ekskluzive e autorit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM