Build Skills with our trainings

Sign up now!

Miniburgu brenda Gjinekologjisë, vendim i pamatur

Nën 18, 2015

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë  që një pjesë e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të adaptohet për të burgosurit që kanë nevojë për trajtim spitalor që në start ka ngjallur reagime.

Sipas sqarimit që ka bërë ministria lidhur më këtë çështje, një marrëveshje e tillë është arritur para dy viteve në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-së, ku edhe është caktuar hapësira e cila nuk e pengon punën e asnjërit nga repartet.

Orhan Hajrizi, nga Ministria e Drejtësisë, konfirmon për KosovaLive se hapësira në fjalë gjendet në pjesën mbrapa gjinekologjisë (përdhes e ulët), e cila ka hyrje të veçantë dhe nuk ka të bëjë me asnjë repart të Klinikës Gjinekologjike.

Megjithëse këto mund të jenë lokale fizikisht të ndara një vendim i tillë është parë si jo mirë i menduar, madje edhe denigrues për gratë.

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), duke e kundërshtuar këtë vendim, të cilin e konsideron të papranueshëm, ka theksuar se mjafton që gratë shtatzëna dhe lehonat me foshjna të mendojnë se aty në afërsi të tyre janë delikuentë e kriminelë dhe ky fakt ta rrezikoj jetën dhe shëndetin e tyre.

Igballe Rugovanga RrGGK, thotë se kanë kërkuar sqarim nga Ministria e Drejtësisë për këtë vendim dhe nga zyrtarët e saj kanë marrë përgjigje se hapësira në të cilën do të adaptohet ky burg, për të burgosurit që kanë nevojë për trajtim spitalor është jashtë objektit të Gjinekologjisë.

igballe rogova

“Ne assesi nuk pajtohemi me adaptimin e një burgu brenda dhe në afërsi të Gjinekologjisë pa marrë parasysh që ajo pjesë mund të ketë hyrje të veçantë, sepse shndërrimi i hapësirave të këtij reparti në burg, nënkupton qëndrimin në hapësira të përbashkëta të grave shtatzëna dhe të burgosurave. Kjo cenon sigurinë e grave lehona dhe fëmijëve, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me të burgosurit e rrezikshmërisë së lartë.

Pastaj prania e të burgosurve që mund të vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ndonjëherë edhe ngjitëse, cenon edhe shëndetin e nënave dhe fëmijëve. Përveç kësaj kjo nuk është fare në rregull pasi gratë kanë nevojë që të kenë komplet hapësirën e tyre dhe një gjë e tillë as që do të duhet të merrej si mundësi”, deklaron Rugova duke bërë të ditur për KosovaLive se nuk do të heqin dorë nga reagimi deri në ndryshimin e këtij plani.

Ajo tutje thotë se është e vetëdijshme që e drejta për trajtim spitalor të burgosurve të sëmurë, është e drejtë themelore e njeriut dhe mos respektimi i saj do të përbënte shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, prandaj edhe angazhohet për një qendër të tillë spitalore për të burgosurit por jo brenda dhe në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë.

Sipas saj, një qendër spitalore për trajtimin e të burgosurve do të mund të ndërtohet brenda objekteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ose në ndonjë kënd të QKUK-së.

Rugova duke u mbështetur në analizën e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNj), ku ndër të tjera në mandatin e tij përfshihen edhe hapësirat ku ofrohen shërbime shëndetësore për personat e privuar nga liria, pohon se është e nevojshme që të bëhet ndërtimi i një spitali për të gjitha burgjet e Kosovës, brenda hapësirës së institucioneve që janë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Edhe sociologu Genc Xërxa nuk e sheh si vendim të qëlluar dhe të menduar mirë adaptimin e një miniburgu në kuadër të hapësirave të Klinikës Gjinekologjik për trajtimin mjekësor të burgosurve.

Genc Xerxa

“Ky veprim nuk është i menduar mirë dhe asi i qëlluar pasi frekuentimi i të dënuarve rreth atyre hapësirave të ndjeshme, në të cilat nënat lehona apo ende në pritje për lindje shqetësohen apo stresohen nga defilimet e policisë dhe personave delikuent afër tyre”, pohon Xërxa për KosovaLive duke theksuar faktin se primare është shëndeti i gruas dhe fëmijës njëkohësisht.

Sipas Xërxes duhet të gjendet një lokacion më diskret e më pak i vërejtshëm, por edhe që ka qasje të shpejtë në të gjitha shërbimet mjekësore që QKUK mund të ju ofrojë të gjithë të burgosurve në nevojë, duke ruajtur edhe shëndetin e tyre njëkohësisht.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM