Build Skills with our trainings

Sign up now!

U lansua projekti POWER (Partnership on Women’s Economic Rights)

Nën 26, 2015

Në kuadër të fushatës së aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore, u bë lansimi i projektit POWER- Partneriteti për të drejtat ekonomike të grave.

Ky projekt ka për qëllim kryesor promovimin e përfshirjes socio-ekonomike të grave që kanë përjetuar dhunë në familje.

POWER mbështet rrjetëzimin midis shoqatave italiane dhe kosovare të angazhuara në luftimin e dhunës ndaj grave, me qëllim që të shkëmbehen metodologjitë e punës dhe të krijohen zgjidhjet që u përshtaten nevojave të grave.

Strategjia e intervenimit e projektit POWER bazohet në dy shtylla kryesore: Mbështetja e Viktimave dhe Rrjetëzimi.

Lirak Çelaj, koordinator Kombëtar kundër dhunës në familje, gjatë fjalës së tij hyrëse foli për rezultatet e arritura nga Strategjia dhe Plani I Veprimit kundër dhunës në familje në periudhën 2011-2014 dhe për hapat e ardhshëm për Planin e Veprimit 2016-2020.

“Si institucione jemi të përkushtuar që t’I dalim në mbrojtje vitimave të dhunës, por para së gjithash të merremi me parandalimin e saj”, theksoi ai.

Lirak Çelaj e pranoi që ka pasur raste që institucionet kanë dështuar në kryerjen me sukses të punës së tyre duke përmendur në veçanti rastin e Diana Kastratit dhe tash vonë, rastin e Zejnepe Berisha.

Sipas tij, për shkaqe të ndryshme brenda institucioneve, ka ngelur mrapa hartimi i një strategjie për vitet e ardhshme.

“Besoj se në fillim të vitit të ardhshëm do ta kemi të gatshëm draftin e parë të strategjisë 2016-2020.Shpresoj se aty do të përfshihen edhe disa kërkesa nga Koalicioni për Strehimore të Kosovës për qendrueshmi financiare te tyre”- shtoi Çelaj.

Zëvendësshefi i operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, Libor Chlad, filloi diskutimin e tij duke thënë se dhuna nuk mund të tolerohet. Ai foli për rëndësinë që ka luftimi i dhunës gjinore për Bashkimin Evropian. Ndër të tjera, ai tha:

“Gratë kanë nevojë për mbështetje për të luftuar dhunën, të jenë të vetëdijshmë për të drejtat e tyre dhe të integrohen ekonomikisht e politikisht”.

Sakibe Doli, përfaqësuese e Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës, tregoi në pika të shkurtra punën dhe sfidat e strehimoreve të Kosovës.

“Strehimoret e organizatave joqeveritare në Kosovë janë gjithsej 8. 6 prej tyre shërbejnë për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje- nënat me fëmijë, njëra është për viktimat e trafikimit dhe njëra është për viktimat fëmijë”, deklaroi Doli.

Sipas Dolit, që nga viti 1999 gjer më tani, strehimoret e Kosovës kanë mbështetur dhe strehuar mbi 7.500 raste , nëna me fëmijë, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Mbi 99% të këtyre rasteve që kërkojne strehim referohen nga institucionet shtetërore siç janë Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Qendrat Shëndetësore, OJQ-të ndërkombëtare dhe kombëtare.

Ky projekt u mundësua nga Bashkimi Evropian, RTM (Reggio Terzo Mondo) dhe KSC- Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës.

/Medina Mehmeti – Vajzë Dëgjohu!/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM