Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përkundër rënies së natalitetit, Kosova larg “epidemisë së bardhë”

Dhj 19, 2015

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mesatarja e lindjeve në ditë është rreth 30 foshnje, derisa për një vit kanë lindur 10 mijë e 400 foshnje. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 në këtë vit, kanë lindur 500 foshnje më pak.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, thonë për KosovaLive se rënia e natalitetit në Kosovë është duke ndodhur, por jo në masë shqetësuese.

Sami Uka, zyrtar për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në OBSH, thotë se në Kosovë ende ka më shumë lindje se vdekje, dhe rrjedhimisht, nuk ka vend për shqetësim.

“Bazuar në statistikat ekzistuese 2000-2014 të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë me partnerë, prej vitit 2000 deri në vitin 2005 është shënuar një rënie e theksuar e natalitetit prej diku rreth 10,000 lindjesh. Kjo rënie ka vazhduar edhe pas vitit 2005, por me një shkallë më të vogël. Ky nuk është fakt shumë shqetësues, pasi që nuk ka vdekje më shumë se lindje”.

“Edhe ne besojmë dhe mendojmë se ka një rënie nataliteti edhe nëse jo një rënie të shkallës së raportuar. Fatkeqësisht nuk është bërë ende ndonjë studim i veçantë për të hedhur më shumë dritë në këtë fenomen që përgjithësisht mund të konsiderohet normal,”thotë Uka.

Dinamika e jetës, vështërësitë financiare, ngritja e vetëdijës për planifikim të familjes janë vetëm disa nga faktorët që kanë ndikuar në rënien e natalitetit në Kosovë.

“Të njëjtit faktorë që kanë kushtëzuar rënien e natalitetit në vendet e Evropës Perëndimore dalëngadalë po zënë vend edhe në jetën e popullatës së Kosovës. Studimet e kryera deri tani, në kontekste dhe qëllime të tjera kanë gjetur tashmë se ka shumë pak familje kosovare që kanë katër e më shumë fëmijë”, thotë Uka për KosovaLive.

 “Ne si Kosovë nuk jemi në atë kategorinë e epidemisë së bardhë, siç quhet, kur një shtet ka më shumë vdekje se lindje”,thotë Uka.

Për rënie të natalitetit flasin edhe të dhënat nga regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë të arsimit fillor. Në vitin 2013, klasën e parë e kanë regjistruar 29 mijë nxënës, kurse në vitin 2014 ky numër ra në 27 mijë.

/Gentianë Morina – Vajzë Dëgjohu/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM