Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një bashkërendim i nevojshëm i aktiviteteve në parandalimin e braktisjes së foshnjave

Mar 18, 2016

Sipas raportit të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2015 janë braktisur 30 fëmijë të posalindur nga nënat në këtë klinikë. Këtyre statistikave, patjetër duhet shtohet çdo vit edhe numri i fëmijëve të braktisur jashtë spitalit, që përfshihen në raportet e Policisë së Kosovës.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ende nuk ka një raport vjetor për braktisjet e foshnjeve gjatë vitit 2015 ndonëse kanë kaluar edhe tre muaj të vitit 2016.

“Statistikat të cilat i posedon Policia e Kosovës janë të vitit 2013 dhe 2014, ndërsa të vitit 2015 priten me raport vjetor,” thuhet në një përgjigje nga Policia e Kosovës.

Organizata SOS Fshatrat e Kosovës, që merret me rehabilitimin dhe këshillimin e fëmijëve dhe familjeve në rrezik ka pranuar numër të rasteve të cilave nuk mund t’u ofrojnë rehabilitim. Po ashtu, probleme ka me zgjidhjen e statusit ligjor të fëmijëve që braktisen.

-Shehu

“Gjatë vitit 2015 gjithsej 96 fëmijë të braktisur janë bartur nga viti 2014, me ç’rast 71 prej tyre janë në strehim familjar, 19 janë në SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe 6 janë në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore. Programi SOS ka ofruar kujdes alternativ për gjithsej 23 foshnje të braktisura gjatë vitit; viti ka filluar me 19 fëmijë, ndërsa gjatë vitit 2015 janë pranuar edhe 4 fëmijë,” shpjegon drejtoresha e Programeve në SOS Fshatrat e Kosovës Blerta Perolli–Shehu.

Sipas përfaqësueses së SOS fshatrave, është e nevojshme të rritet komunikimi dhe koordinimi ndërinstitucional dhe shtetëror me organizatat joqeveritare në mënyrë që të sigurohet mbrojtje e fëmijëve në Kosovës, përfshirë edhe parandalimin e braktisjes së tyre.

“Duhet të fuqizohet shërbimi brenda spitalit. Shumica e nënave potenciale për braktisje fillimisht drejtohen në spital. Në momentin që ato nuk marrin ndonjë shërbim intensiv dhe gjithëpërfshirës i cili ka për qëllim parandalimin,” thotë Perolli–Shehu për KosovaLive.

Karakteristikë e braktisjeve që bëhen në spital është edhe mosha e nënave, e cila është kryesisht 17-19 vjeçare e të cilat për shkak të shtatëzënive të padëshiruara braktisin foshnjet.

Në këtë drejtim angazhohet Organizata Edukatorët bashkëmoshatarë KOPF, e cila organizon aktivitete konkrete me rininë për të parandaluar shtatëzënitë e hershme dhe të padëshiruara që rrjedhimisht përfundojnë me braktisje të foshnjave.

Rifat Batusha, drejtor ekzekutiv i organizatës KOPF thotë se aktivitetet e tyre përfshijnë të rinj nga disa komuna të Kosovës si Obiliqi, Gjakova, Rahoveci, Skënderaj, Vushtrria, Mitrovica, Lipjani,  Fushë Kosova, Prizreni, Juniku, dhe Mitrovica Veriore.

“Aktivitetet gjatë vitit 2015 që kemi realizuar janë Love plus Streetball me 2500 të rinj, distribuimi i falas i 30,000 kondomave, mbi 18,500 materiale edukative te shpërndara gjatë aktiviteteve, përpilimi dhe prodhimi i 5,000 broshurave për shtatzënitë e padëshiruara, trajnimi dhe certifikimi i 20 master trajnerëve te rinj në bashkëpunim me Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës dhe takime tjera me të rinj,” thotë Batusha.

Braktisja e fëmijëve kryesisht nga nënat e reja bëhet edhe për arsye tjera pos shtatëzënisë së padëshiruar, e që zakonisht lidhen me gjendjen ekonomike.

/Florandë Morina – Vajzë Dëgjohu/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM