Build Skills with our trainings

Sign up now!

Panair i librit për Ditën botërore të librit

Maj 16, 2016

Dita botërore e librit është shënuar sot në Kosovë me aktivitete të shumta. Edhe këtë herë “Artpolis” organizoi aktivitete të ndryshme që do të zgjasin dy ditë radhazi.

“Dita botërore e librit është festë!, festë e autorëve, ilustruesve, librave dhe më e rëndësishmja është festa e leximit. Në fakt është festa më e madhe e llojit të vet e krijuar nga UNESCO si një festë globale e librave dhe leximit që shënohet në mbi 100 vende të botës”.

Shtëpite Botuese të cilët do të marrin pjesë në Panair të Librit tek Sheshi “Zahir Pajaziti” janë: Dukagjini, Buzuku, Dit e Nat, Faik Konica, Pema, Soma Book Station, Ura, Artini, Albas, Titanic, Damon, ndersa shitësit ambulantë: Florim Beqiri, Muharrem Krasniqi, Mustafa Raqi, Selatin Beqiri dhe Jeton Mexhuani.

Dita Botërore e librit mbështet nga: Bashkimi Evropian në Kosovë, Culture for All, Departamenti për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Prishtinës si dhe Universiteti i Prishtinës.

Aktivitete të ndryshme do të zhvillohen për nder të Ditës botërore të Librit si: lexime të hapura në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”; natën e poezisë dhe leximit me artistë, aktivistë të shoqërisë civile e personalitete të ndryshme publike të përcjellura me muzikë në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës; punëtori leximi me fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Fushë Kosovë e po ashtu lexim për fëmijë nga shkrimtarë përgjatë panairit të librit.

Libraritë dhe shtëpitë botuese do të ofrojnë zbritje për shitjen e librave.

Në njoftimin e “Artpolis” thuhet se  gjatë panairit, biblioteka komunale “Hivzi Sylejmani” do të bëjë regjistrimin e të rinjve pa pagesë.

/Nita Ismaili – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM