Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

Maj 16, 2016

Sot në tërë botën shënohet 22 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Tokës, qëllimi i së cilës është ndërgjegjësimi i njerëzimit për të ndaluar degradimin  dhe keqpërdorimin e planetit tonë.

Për nder të kësaj dite në vendin tonë janë organizuar disa aktivitete nga institucionet dhe organizatat që merren me mbrojtjen e mjedisit.

Një aktivitet është organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Komunën e Prishtinës dhe Organizatën “Green Art Center”, fëmijët po shpërndajnë fletushka me informacione për Ditën e Tokës dhe po bëjnë vizatime.

Ndërsa, udhëheqësit e Parlamentit Studentor  të Universitetit të Prishtinës, nga ora 09:00 kanë filluar të largojnë mbeturinat nga kampusi universitar.

Kryetari i këtij Parlamenti, Musa Berisha ka thënë për Kosova Live se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i studentëve për mbrojtjen e ambientit.

“Pas pastrimit të mbeturinave brenda kampusit, do të mbjellim fidane. Pastaj do të shpërndajmë fletushka, përmes së cilave synojmë t’i informojmë studentët për rëndësinë e ambientit.”, ka shtuar ai.

Po ashtu, iniciativa “Let’s do it Kosova”  gjatë ditës do të kryejë aktivitete pastrimi në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës, në Rrugën B në Prishtinë, në Dragash dhe në Liqenin e Vërmicës.

Në një komunikatë të lëshuar nga kjo iniciativë thuhet se në disa nga aksionet e pastrimit do të marrin pjesë edhe persona publikë si aktorë, këngëtarë dhe sportistë.

“Këtë aksion me pjesëmarrje do ta nderojë shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ndërsa Sabri Fejzullahu, Hysni Klinaku, Sevdai Radogoshi, Violeta Kajtazi, Naim Abazi dhe pjesëtarët e Ansamblit “Shota”, janë në mesin e artistëve të shumtë, të cilët do të mobilizohen për një Kosovë të pastër, me shpresë se aktivitete të tilla mobilizuese do të ndikojnë që qytetarët të vetorganizohen nëpër lagjet ku jetojnë për t’i pastruar mbeturinat, sepse duke pastruar lagjen tonë, ne kontribuojmë në pastrimin e Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1962 kur senatori amerikan, Gaylord Nelson, arriti ta fusë në programin politik idenë për këtë ditë si çështje mjedisore.

Në vitin 1990, Dita e Tokës u bë festë ndërkombëtare, nën udhëheqjen e Denis Hayes. Ajo festohet në rreth 200 vende të botës me festivale, gara dhe aktivitete mjedisore. Më tepër se një miliardë njerëz marrin pjesë në fushatat për Ditën e Tokës, çdo vit.

/Teuta Berisha-“Vajzat ngrisin zërin”/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM