Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dy nxënëse kosovare kthehen me medalje të bronztë nga Amerika

Maj 18, 2016

Dy nxënëse të gjimnazit “Hasan Nahi” të Prishtinës, Eliona Aliu – Komuna e Gjilanit dhe Lirindë Kafexholli – Komuna e Malishevës, janë kthyer në Kosovë, me medalje bronzi nga gara në Olimpiadën shkencore I-SWEEEP 2016, e cila u mbajt në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ato në këtë garë, në të cilën kanë marrë pjesë 70 shtete me rreth 400 projekte, konkurruan me projektin e tyre shkencor  “Pastrimi i ambientit nga mbetjet e baterive dhe përdorimi i tyre kundër rrezeve radioaktive”dhe zunë vendin e tretë.

Garat në këtë olimpiadë ishin zhvilluar në katër kategori: energji, inxhinieri, mjedisi, menaxhimi dhe ndotja e tij, shëndeti dhe ndalimi i sëmundjeve.

Projekti i vajzave nga Kosova i ka takuar kategorisë: Mjedisi, menaxhimi dhe ndotja e tij.

Gjatë kësaj gare u dhanë tri çmime kryesore: medalja e artë për vendin e parë, medalja e argjendtë për vendin e dytë dhe medalja e bronztë për vendin e tretë.

“Kur filluan të shpallen fituesit e kategorisë sonë për medaljen e bronztë, ne ishim në fillim gjë që do të thotë se ishim shumë afër medaljes së argjendtë. Kur u thirr emri Kosovë në kategorinë tonë për medaljen e bronztë e dinim që ishim unë dhe Lirinda. Unë personalisht nuk u gëzova shumë, mirëpo kur përfundoi olimpiada dhe pashë shumë nxënës pa medalje, u mërzita për ta dhe fillova të gëzohesha me medaljen që kishim marrë. Me një fjalë, ishim me fat”, u shpreh Eliona.

Ndërkaq, Lirinda tregon se pjesëmarrja në këtë olimpiadë në SHBA ishte një ndër përvojat e saj më të mira deri më tash. Takimi me njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota, njoftimi me kulturat dhe traditat e vendeve të ndryshme, e kanë bërë atë të ndihet shumë mirë.

“Jemi shumë me fat që jemi kthyer me medaljen e bronztë për t’u treguar të tjerëve që Kosova ka shumë njerëz të rinj që mendojnë ta çojnë Kosovën përpara në mënyrën më dinjitoze të mundshme”, tha ajo.

Gara u zhvillua prej datës 26 prill deri më 1 maj, pjesëmarrëset kanë pasur kohë dhe rast të vizitojnë shumë mjedise të Hjustonit.

“Ne vizituam Muzeun e Shkencës dhe Natyrës në Hjuston. Në planprogramin e olimpiadës kishim edhe vizitën e NASA-s, por fatkeqësisht ky udhëtim u anulua për shkak të reshjeve atë ditë”, tregon Eliona Aliu për KosovaLive.

Olimpiada shkencore I-SWEEEP (The International Sustainable World Energy, Engineering and Environment Project) është një garë shkencore e hapur për nxënës të shkollave të mesme. Për herë të parë është mbajtur në vitin 2008 me qëllim për t’i mbledhur nxënësit nga gjithë bota, që shfaqin interesim për matematikë dhe shkencë.

/Medina Mehmeti – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM