Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Java e psikologjisë”, një manifestim me karakter humanitar i gjimnazistëve gjilanas

Maj 18, 2016

Java e fundit e muajit prill ishte më ndryshe për nxënësit e Gjimnazit të shkencave natyrore “Xhavit Ahmeti” të Gjilanit. Çdo gjë ishte në frymën e manifestimit të quajtur “Java e psikologjisë” që filloi me moton “Sa ta do zemra” dhe u përcoll me aktivitete të ndryshme.

Manifestimi “Java e psikologjisë” filloi me 25 prill me aktivitetin “Byfeja e improvizuar”, ku nxënësit, arsimtarët dhe prindërit kontribuan duke sjell ushqime, të cilat shiteshin dhe bliheshin  kryesisht po nga vetë këta. Ky aktivitet zgjati dy ditë dhe pati interesim të madh të nxënësve.

“Java e psikologjisë” ka karakter humanitar, pasi të hollat të cilat u mblodhën gjatë kësaj jave do të jepen për bamirësi për fëmijët me nevoja të veçanta.

Gjatë “Javës së psikologjisë” u mbajt debati mbi temën siguria në shkolla. Një kënd i veçantë në hollin e shkollës u nda edhe për ekspozitën me karakter psikologjik të përgatitur nga nxënësit.

Po ashtu të enjten u shfaq “Psikodrama” e përgatitur nga prof. Vjollca Zymberi dhe Prof.Tahir Dalipi ku luajtën nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, si dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa.

Në një fjalë rasti ai foli për rëndësinë e psikologëve në shkolla si dhe lavdëroi nxënësit për sukseset e arritura në lëmi të ndryshme, duke thënë se janë krenaria e Gjilanit.

Organizatore e kësaj ngjarje është profesoresha e psikologjisë, Vjollca Zymberi, e cila tha se ndihet krenare me nxënësit.

Edhe nxënësit u ndanë shumë të kënaqur me këto aktivitete.

Elza Ibrahimi, nxënëse e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, tregoi se i ka pëlqyer shumë ideja e sidomos që ka karakter humanitar.

“Më pëlqeu shumë. Kishte aktivitete të ndryshme ku mesazhet që përcollën ishin shumë të forta sidomos nga ‘Psikodrama’. Më vjen mirë që edhe ne nxënësit patëm mundësi të kontribuojmë sadopak për fëmijët me nevoja të veçanta”, tha Elza.

Ky organizim u  bë pēr herë të parë në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” dhe synon që të vazhdojë edhe viteve të tjera. Donatorë të këtij organizmi ishin kompania e ujit “Dea”, Xhamprerësi dhe Pastiqeria “Koha”.

/Nita Ismaili – Vajzat e ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM