Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fshehja e autizmit nuk u ndihmon fëmijëve të prekur

Dhj 26, 2016

Sfida e parë në të cilën fëmijët autist hasin është pranimi i tyre në shoqëri dhe shpesh herë edhe në familje.

Ata nuk janë të vetëdijshëm se a janë pranuar me të vërtetë në shoqërinë ose familjen e tyre, sepse autizmi është çrregullim në zhvillim, por pasojat e trajtimit të këtij çrregullimi ndikojnë në rezultatet e trajtimit për të cilin ata kanë nevojë.

Numri i saktë i fëmijëve autist në Kosovë nuk dihet. Organizata joqeveritare “Autizmi” supozon se janë rreth 500 fëmijë autist. Mungesa e statistikave është më së shpeshti pasojë e mosparaqitjes së këtyre fëmijëve nga familja në institucionet përkatëse e as në shkollë.

Samire Shkodra, zëvendës drejtoreshë në këtë organizatë, e cila është themeluar në vitin 2011 në Prishtinë, thotë se një nga arsyet është se ata përkasin në të njëjtën kategori me fëmijet me nevoja të veçanta, gjë që vështirëson regjistrimin e saktë të këtyre fëmijëve.

Në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” aktualisht ndjekin mësimin shtatë fëmijë autist.

Njomza Dragusha, psikologe në këtë shkollë thotë se këta fëmijë mësojnë me plan program të veçantë arsimor. Këtë plan e përpilon në shkollën speciale “Përparimi”, së bashku me prindërit, mësuesen dhe psikologen, si për këtë ashtu edhe për shkollat e tjera.

Megjithatë Shpresa Shala, drejtoresha e kësaj shkolle është e shqetësuar për mungesën e kushteve dhe infrasatrukturës për të cilën kanë nevojë këtë fëmijë.

“Ata kohë pas kohe kanë kriza dhe duhet klasë e veçantë për t’i menaxhuar ato. Gjithashtu u duhet një mësuese e veçantë që e njeh mirë fushën dhe ka më shumë kohë për t’iu përkushtuar”, thotë Shala.

Ajo po ashtu ankohet se ka prindër të cilët duan ta fshehin këtë të vërtetë për femijët e tyre, po ashtu shton se prindërit e lusin atë që të mos tregojë askund që fëmija është autist. Problemi është se edhe ajo është e obliguar që numrin e fëmijëve me autizëm ta paraqes në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Më e rëndësishmja, sipas drejtoreshës është se “këta fëmijë janë shumë mirë të pritur në klasë, nxenësit janë të kujdesshëm dhe u ofrojnë shumë dashuri”, thotë Shala.

Violeta Hysenaj, mësuese në këtë shkollë thotë qëkur filloi të punojë me një fëmijë autist kishte vërejtur që ai nuk e donte, dhe shumicën e kohës rrinte nën bankë vetë.

Mësuesja tregon se ajo kishte komunikuar me nxënësit e klasës, duke iu treguar se ai ka nevojë për kujdes të veçantë. Vendim  tjeter i cili ka ndikuar shumë pozitivisht ka qenë që ai të ulet në bankë çdo ditë me një tjeter nxënës.

“Në këtë mënyrë ai është shumë më i socializuar”, thotë Hysenaj.

Problem i përgjithshëm, siç pohoi edhe psikologja Dragusha, është sigurimi i psikologes personale që të punojë me këta fëmije.

“Atyre po ashtu iu duhet edhe një asistente që të punojë më shumë me ta në orët e mësimit. Të gjitha këto shpenzime i paguan familja. Këto arrijnë shifra shumë të larta. Ne kemi raste kur motra e madhe ushtron rolin e asistentes për anëtarët e familjes së vet”, pohoi Dragusha.

Në organizatën  joqeveritare “Autizmi”, punojnë 13 psikologë me 25 fëmijë me autizëm.

Samire Shkodra, zëvendës drejtoreshë në këtë Qendër thotë që mungesa e statistikave ndikon shumë negativisht, sepse më shumë fëmijë do të kishin mundësi t’i gëzojnë këto shërbime. Ajo thekson se problemi është tek familja sepse ata i frikësohen etiketimit që mund t’iu bëhet atyre.

Në organizatën joqeveritare “Autizmi flet” e cila është themeluar para dy vitëve, janë të angazhuara shtatë psikologe. Numri i fëmijëve që marrin shërbime direkte në këtë organizatë është17, ndërsa shumë të tjerë mbajnë orë me psikologë të e kësaj organizate në shkollë apo shtëpi.

Një orë në muaj me psikologë kushton 100 euro. Fëmijës autik i duhen mesatarisht gjashtë orë në muaj.

Një tjetër shpenzim shumë i kushtueshëm është edhe terapia sublimente e cila duhet të mirret një herë në tre muaj. Kjo terapi kushton 3.000 euro, dhe ndihmon në rregullimin e metabolizmit. Për sigurimin e kësaj terapie barnat duhet blerë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Të gjitha këto shpenzime i paguajnë prindërit.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ofron 100 euro në muaj për të gjithë ata që kanë aftësi të kufizuara të përhershme. Do të thotë, shumica e fëmijëve me autizëm nuk e gëzojnë as këtë ndihmë minimale.

Shqipdona Ademaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM