Build Skills with our trainings

Sign up now!

Edhe kosovaret vazhdojnë të jenë pre e “pink taxes”

Shk 6, 2017

Shqipe Budakova, studente në Universitetin e Prishtinës, ndonjëherë përzgjedhë produktet që nuk përcaktojnë gjininë, apo edhe vetë ato mashkullore, pasi që mendon se ngjyra rozë apo dekori i pakove me këtë ngjyrë nuk mund të përcaktojë edhe gjininë e saj.

Arsyeja kryesore e këtij veprim të saj është se edhe ajo është viktimë e çmimeve të ndryshme të produkteve, e që janë shqetësuese, meqë ato për gra kanë kosoto më të lartë.

Menaxherja e një marketi në komunën e Lipjanit, Erleta Terpeza, jo rrallë është përballur me reagime nga klientët për çmime dalluese për produkte ekuivalente. Kjo nënkupton produktet e njëjta, me formë dhe sasi të njëjtë, e që kushtojnë më shtrenjtë për gratë sesa për burrat.

“Ndonjëherë kemi pasë ndonjë ankesë nga blerësit. Përndryshe, disa të tjerë përzgjedhin produkte ‘neutrale’, do të thotë që janë të prodhuara për të dy gjinitë”, tregoi ajo.

Dukuria edhe globalisht njihet me termin “pink-taxes” (taksat rozë).

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosoves, konsiderton se është shumë më e rëndësishme që ky fenomen të matet edhe nga dimensioni psikologjik sepse është një formë e diskriminimit të drejtpërdrejtë që gjininë femërore e bie në një pozitë që të mos ndjehet komode.

“Pse të jetë ajo gjithmonë e goditur në aspektin financiar ose të jetë i atakuar xhepi i saj vetëm pse është femër!? Prandaj besoj që një dukuri e tillë duhet të aktualizohet në Kosovë”, thotë ai.

Diskriminimin sipas gjinisë e shpjegon menaxherja Terpeza e cila ka vënë re që produktet edhe pse janë të po së njëjtës markë, me formë dhe përmbajtje të njëjtë, kanë dallim në çmim.

“Edhe pse kjo shumë e parave ka dallim për vetëm disa centa e ndonjëherë edhe në euro, mendoj se mund të konsiderohet si diskriminim. Produktet që kanë këto lloj dallime janë kryesisht parfume, deodorante, shampo, faculeta; do të thotë produkte elementare për të dy gjinitë e që janë më të shtrenjëta me arsyetimin se kanë aroma të veçanta apo kanë ndryshim në prodhim,” thotë ajo.

Si shembull konkret Terpeza, përmend briskun për rroje, që për të dy palët është me madhësi e formë të njëjtë e që dallon vetëm për nga ngjyra (rozë dhe kaltër) – për vajza kushton 10 centë më shume.

Qëndrimi i kreut të Odës Ekonomike të Kosovës është se tregu duhet të jetë për të gjithë i barabartë dhe beson që në Kosovë por edhe në rajon duhet të ketë një qasje më aktive.

“Mendoj që është një dukuri e cila në Kosovë me qëllim apo pa qëllim, nga mosdija apo nga mos interesimi, është duke u anashkaluar. Por në qoftë se jo (sot), nesër duhet të ballafaqohemi me këtë dukuri dhe duhet ta zgjidhim, sepse nuk mund të ketë qasje selektive në treg”, thotë Gërxhaliu.

Sipas një studimi të Departamentit të nevojave të konsumatorëve në New York (New York City’s Department of Consumer Affairs), gratë në përgjithësi paguajnë 13% më shumë se burrat për produktet që janë ekuivalente.

Nëse shtojmë faktin që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës numri i grave të punësuara është vetëm 13%, atëherë gjendja në vendin tonë është dyfish më keq.

Kur flitet për integrimin ekonomik të Kosovës. ajo duhet të përmbushë në njëfarë forme strategjinë europiane të vitit 2020 “Small Business Act”, ku ndër prioritetet kryesore është pozicionimi dhe mbrojtja e interesave të grave në biznes.

Gërxhaliu pohoi se efektet më negative të një qasje të tillë janë në shoqërinë në tranzicion e cila karakterizohet me një numër të ultë të grave të punësuara, një ulje e mundësisë për të gjeneruar detyra vetanake, dhe vetë fakti që në Kosovë e kemi këtë nivel të ultë të punësimit të grave, e tensionon një situatë të tillë edhe më tepër.

“Besoj që është koha që Ministria e Financave në këtë drejtim, në qoftë se ka pako stimuluese për prodhim, pako stimuluese për procese tjera ekonomike, të mendojë edhe për këtë barazi të shpenzimeve që goditet sektori femëror”, thotë Gërxhaliu.

Fatbardha Terpeza

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM