Build Skills with our trainings

Sign up now!

Riciklimi i mbeturinave ende më tepër nocion sesa realitet

Shk 23, 2017

Kur bëhet fjalë për ndarjen dhe riciklimin e mbeturinave, Merlina Beu Muçaj, drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare “Green Art Center” (GAC) në Prishtinë, thotë se jemi ende larg me punë.

“Ne sërish jemi larg proceseve, jemi larg përderisa kemi komunat që nuk shkojnë mirë me kompanitë publike, përderisa kemi kompani publike të cilat janë në falimentim e sipër, përderisa kemi qytetarë që nuk paguajnë për shërbimet e tyre, për taksën e mbeturinave. Një vetëdije e plotë qytetare, një vetëdije e plotë institucionale, për të nisur procese, do të thotë që mundet të japi efektet të mëtutjeshme për një sistem të duhur të menaxhimit të mbeturinave për ndarjen  dhe riciklimin e tyre,” shprehet ajo.

Nga hulumtimet e GAC-it shihet se aktualisht 98.2% e mbeturinave të gjeneruara, në Kosovë shkarkohen pa ndarje në burim: për shembull në Drenas rreth 30% e mbetjeve që hyjnë janë mbetje te riciklueshme (plastikë, alumin, letër, karton), ndërkohë që në Prishtinë rreth 35% e mbetjeve mund të riciklohen.

Një hulumtim nëpër shkollat e Prishtinës dhe Gjilanit tregoi se rreth 40-50% e mbetjeve ditore që gjenerohen janë të riciklueshme.

Në Kosovë aktualisht janë vetëm tri kompani që merren me ndarjen e mbeturinave dhe përfundimisht me riciklimin e tyre: në Gjilan, një në Mitrovicë që është hapur vitin e kaluar dhe bën vetëm një lloj të qelqit dhe përpunimin e tij, dhe një tjetër në Drenas e cila bën riciklimin e plastikës.

Drejtoresha e GAC-it, Beu Muçaj thotë se krahas përfitimit nga sistemi i ndarjes së mbeturinave,  me të cilin automatikisht zvogëlohet edhe sasia e mbeturinave, janë edhe përfitimet mjedisore. Po ashtu janë edhe përfitimet ekonomike, meqë “sektori i zhvillimit të mbeturinave do të thotë zhvillim i punësimit në vend.”

Ajo, ndërkaq, thekson rëndësinë e vetëdijësimit të vazhdueshëm që nuk vetëm prej tyre por edhe prej institucioneve.

“Vetëdijësimi njëherë bëhet me paqë, njëherë bëhet me të mirë, për të mësuar gjithçka e ndërkohë pasi kalon një proces, pasi kalon një afat kohor, dhe duhet të nisin sistemet, atëherë u takon institucioneve qendrore të cilat i shtijnë format obligative ndaj sistemeve të reja komunale,” thotë Beu Muçaj.

Një fushatë në këtë drejtim e ndërmori Green Art Center, në një pilot-projekt të mbështetur nga GIZ-i gjerman, e që ka filluar implementimin në vitin 2014, e në kuadër të cilit kanë vendosur kontejnerë dhe shporta duke krijuar “klube te gjelbërta” fillimisht në Mitrovicë, Gjilan dhe Prishtinë.

“Sistemet e ndarjes kemi nisur t’i zhvillojmë në të gjitha vendet ose në të gjitha grupat e targetuara duke përfshirë shkolla, institucione, biznese të ndryshme private, të vogla, të mesme dhe të mëdha,” thotë Beu Muçaj.

Agnesa Retkoceri, studente në Universitetin e Prishtinës i sheh mbeturinat dhe mosriciklimin e tyre si një ndër problemet kryesore për ngecjen e zhvillimit ekonomik tek ne dhe nuk e kupton këtë sjellje.

“Kjo neglizhencë ndaj mbeturinave që nuk riciklohen ndikon negativisht në zhvillimin e tregut në vendin tonë, e njëherit unë as që jam shumë e informuar rreth kompanive që merren me këtë process. Unë mundohem gjërat vetanake rreth shtëpisë t’i shfrytëzoj dyfish për ndonjë punë ndryshe ngase janë krijuar”, thotë Retkoceri.

Nga një hulumtim i Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit nga viti 2015, për përbërjen e mbeturinave nga sasia totale del se në qytete më së shumëti ka mbetje nga amvisëria, dhe atë kryesisht nga kuzhina – 58.1%, ndërsa prej tyre të riciklueshme janë 22.7%. Raporti ndryshon kur bëhet fjalë për fshatra, ku mbetjet nga kuzhina përbëjnë 34.2% nga sasia totale, ndërkaq të riciklueshme janë 21.8%.

Fatbardha Terpeza

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM