Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vullnetarizmi lokal po ngjallet, por ende me iniciativa nga jashtë

Shk 25, 2017

Në gusht të vitit të kaluar në Kosovë nisën punën e tyre 34 vullnetarë amerikanë, të cilët gjatë 24 muajve të qëndrimit të tyre ata do të merren me arsimimin dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve.

Janë këta pjesë e programit Peace Corps Kosovo (Korpusi i Paqes në Kosovë), që në Kosovë nisi më 2014, e në kuadër të cilit deri më tash në vendin tonë kanë ardhur gjithsej 100 vullnetarë të fushave të ndryshme nga Shhtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një frymë e vullnetarizmit, gjithsesi në forma tjera, ka filluar të kultivohet edhe lokalisht, tek të rinjtë kosovarë, ndonëse në të shpeshtën me iniciativa nga jashtë.

Studentja Florandë Morina, çdo të shtunë bisedon dhe luan me vajzat rome ashkali dhe egjiptiane në hapësirat e organizatës “The Ideas Partnership” në Fushë Kosovë. Qëllimi i përkushtimit të saj vullnetar është që 60 vajzat prej moshës 7 deri 12 vjeç t’i motivojë për të mos braktisur shkollimin. Projekti “Girls Club” në të cilin punon përfshin edhe aktivitete në qytete të ndryshme si në Prizren, Pejë ose në ndonjë qytet tjeter.

Ajo mendon se projekti i kësaj natyre është shumë i rëndësishëm për integrimin e komuniteteve në shoqëri, ndërkohë që vullnetarizmin e sheh si një aktivitet që “e bën botën më të mirë e më të drejtë për njerëzit.”

“Duke ndarë diçka prej vetes, pa e menduar aspektin e përfimit material, na bën individë më të denjë për shoqërinë”, thotë ajo.

Floranda thotë se vullnetarizmi, përveç se e ka përmbushur shpirtërisht, e ka bërë të kuptojë rëndësinë e individit në shoqëri.

“Duke qenë e angazhuar vullnetarisht më është mundësuar zhvillimin edhe në aspektin organizativ, menaxhimin e kohës, e (ka ofruar) aftësi tjera që ndihmojnë përparimet profesionale”, thotë ajo.

Puna vullnetare në vendin tonë, sipas saj,  është më shumë nevojë sesa dëshirë, ndërkohë që ka shumë njerëz të cilët kanë nevojë reale për ndihmë.

Studentja Arjeta Ferati, po ashtu vullnetare në të njëjtën organizatë, merret vetëm me mirëmbajtjen e webfaqes së organizatës The Ideas Partnership dhe me rrjetet sociale të saj. Thotë se këtë e bënë me kënaqësi.

“Puna vullnetare promovon mirësi dhe më ka përmirësuar kualitetin e jetës”, thotë Arjeta.

American Corner, që për qëllim ka promovimin e gjuhës, kulturës, traditës dhe vlerave amerikane te të rinjtë, e që krahas Prishtinës, funksionon edhe në Prizren dhe në veri të Mitrovicës, do të ishte vështirë të zhvillohen aktivitetet e panumërta pa vullnetarë. Në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë, ku është i vendosur ky “Kënd Amerikan”, aktualisht, në aktivitete të ndryshme, janë të angazhuar 30 vullnetarë, ndërsa interesimi i të rinjve të tjerë nuk ka të ndalur.

Kordinatorja Gresa Bujupaj, mendon se të rinjëve nuk i’u mungon dëshira që të kyçen si vullnetarë, mirëpo shton se institucionet do të duhej të punonin më shumë në këtë aspekt.

“Institucionet e ndryshme duhet të gjejnë mënyrën e përshtatshme dhe të dinë se si t’u qasen të rinjëve duke ju ofruar mundësi për punë vullnetare, duke i njoftuar vullnetarët me punët që ata mund të kryejnë dhe duke i inkurajuar ata gjatë punës vullnetare“, thotë ajo.

Sipas saj, në një shoqëri si është Kosova me një numër të madh të rinjëve, vullnetarizmi është një element që i`u mundëson atyre të jenë produktiv, të shprehin aftësitë e tyre dhe të angazhohen në institucione të ndryshme.

Në Kosovë nuk ka ende ndonjë statistikë se sa qytetarë bëjnë punë vullnetare. Mirëpo ajo çka është e sigurt në çdo organizatë ku ka nevojë për vullnetarizëm ka vullnetarë.

Vullnetarizmi në Kosovë është pjesërisht i rregulluar me “Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë”. Mirëpo, vullnetarët e kontaktuar mendojnë se kjo nuk është e mjaftueshme.

Sipas tyre, duhet të ketë një ligj të veçantë për punën vullnetare ku specifikohen më shumë të drejtat dhe meritat e tyre. Ata do të donin që ky aktivitet i tyre të mos shënohet vetëm si “orë vullnetare” mirëpo edhe si përvojë e punës.

Xheneta Hasani

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM