Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ende s’jemi liruar nga paragjykimi për femrat në biznes

Mar 1, 2017

Përqindja e femrave të punësuara në Kosovë gjatë vitit të kaluar sillej rreth 13, krahasuar me rreth 45 për qind tek meshkujt.

Ky raport veçanërisht vërehet në fushën e bizneseve dhe ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë. Nga gjithsej 2,251 ndërmarrje të regjistruara në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, vetëm 301 kishin pronare femra.

Arlinda Syla-Hasani, 39 vjeçare, është pronare e restaurantit dhe sallës së dasmave “Villa Roneta” në Ferizaj, ku raporti femrat-meshkujt në biznes nuk dallon gjithaq nga qytetet  e tjera në Kosovë.

Bashkë me bashkëshortin e saj, para dhjetë vitesh,  e kishte hapur këtë restaurant me qëllim të shfrytëzimit të truallin që posedonin, dhe të plotësonte mungesën e një lokali të tillë.

“Biznesi që nga hapja është në emrin tim. Bashkëshorti merret me mbikëqyrjen e punëtorëve pasi ka përvojë pune 25 vjeçare në këtë fushë. Mua gjithmonë më ka pëlqyer të kem dhe të udhëheq një biznes timin dhe arsye tjetër që drejtoj këtë lloj biznesi është edhe pasioni që kam për gatimin,” thotë ajo.

Në punën e saj nuk ka hasur ndonjë problem, mirëpo gjatë sezonit të verës, organizimi i ahengjeve nga një femër, nganjëherë kishte shfaqur habi tek ndonjë klient.

“Nuk kam hasur në dikë që më ka thënë direkt se nuk duan të bëjnë biznes më një femër, mirëpo ka raste që më pyesin se ‘a mund të bisedojmë me bashkëshortin tuaj”, thotë Syla-Hasani.

Sociologu Fadil Maloku, thotë se disa gra e shohin vetëm si formalitet për letra drejtimin e biznesit të tyre dhe u frikësohen paragjykimeve të shoqërisë.

“Ligji i mbron dhe ofron të drejta për të dyja gjinitë, mirëpo mendësia në Kosovë lë prapa gratë në fushën e biznesit sepse paragjykimet si ‘femrat nuk mund të drejtojnë një biznes si burrat’ i ka bërë edhe ato të pasigurta”, thotë Maloku.

Sipas vlerësimit Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), shkalla e papunësisë në mesin e grave që kërkojnë punë është 56.9%, në krahasim me 40.7% të papunësisë në mesin e meshkujve.

Sipas analizave nga RrGGK, për gratë është shumë më e vështirë të fitojnë dhe ruajnë pavarësinë ekonomike për shkak se pozitat e tyre gjithmonë janë të paguara më pak, zakonisht si mësuese, infermiere, dhe pozita në industry.

Dorentina Stojkaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM