Build Skills with our trainings

Sign up now!

OJQ-të me vullnetarët e tyre luftojnë varfërinë me aftësim për punë

Mar 14, 2017

N.A., 68 vjeç, ka 30 vite që jeton në varfëri në një barakë në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë me gruan, dy djemtë dhe që nga viti i kaluar edhe me nusen e djalit. Më parë ka qenë punëtor fizik dhe nuk ka pasur asnjëherë kontratë të punës. Sipas tij, mosha e shtyer dhe gjendja shëndetësore ia pamundësojnë punësimin. Ai ka diabet, paralizë të pjesshme, probleme me shtyllën kurrizore dhe ka humbur një pjesë të shikimit.

N.A. mban familjen me një ndihmë sociale prej 90 eurove mirëpo ai thotë se barnat që i ka të domosdoshme  kushtojnë deri në 80 euro, një shumë e madhe për të. Familja e tij merr ushqim kohë pas kohe nga disa fqinjë dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Për arsye se baraka në të cilën ata jetojnë nuk ka themel apo izolimin e novojshëm, era, shiu dhe minjtë depërtojnë brenda.

“Është shumë vështirë të mos kesh një rrogë tënden dhe të presësh në mëshirën e të tjerëve që të ushqesh fëmijët e tu. Më thehet zemra sa herë që shoh dhomën pa ngrohje në të cilën kanë fjetur fëmijët e mi gjatë gjithë dimrit”, thotë ai.

As anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të punësuar. N.A. pohon se bashkëshortja e tij është gjithashtu e shtyer në moshë dhe nuk mund të punojë, njëri djalë është ende në shkollën e mesme që të ndihmojë me të ardhurat e familjes kurse djali tjetër nuk mund të gjejë punësim.

“Ka shumë net që nuk më zë gjumi nga mërzia që nuk mund t’u sigurojë fëmijëve të mi gjërat që ata duan. Fëmijët më pyesin pse të tjerët kanë krijuar gjithë atë pasuri ndërsa ti jo, por unë nuk kam mundur të bëj më shumë”, thotë N.A.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në vitin 2016, ka shpenzuar rreth 29 milionë euro në ndihma sociale për familjet me kushte të rënda ekonomike në tërë territorin e  Kosovë. Nga 25,551 familje që kanë marrë ndihmë sociale në janar, numri arriti në 26,302 në dhjetor.

Ndihma sociale është 50 euro për një person, 65 euro për familjet me dy anëtarë dhe i shtohen nga pesë euro për çdo anëtar tjetër, apo 15 euro për fëmijët që janë ende në shkollë. Kjo ndihmë mund të arrijë deri në 130 euro.

Shumë organizata joqeveritare në Kosovë dhe jashtë vendit ndihmojnë familjet kosovare në nevojë. Përpos tyre edhe emisione të ndryshme televizive dhe njerëz me vullnet të mirë, kohë pas kohe, mbledhin fonde, veshëmbathje dhe produkte higjienike për t’i ndihmuar këto familje.

Antigona Sopjani, koordinatore në Kryqin e Kuq, që ka degë në 26 komuna të Kosovës, thotë se katër deri në pesë mijë vullnetarë në gjithë Kosovën janë angazhuar që të ndihmojnë familjet në nevojë. Së bashku me vullnetarët, Kryqi i Kuq i Kosovës ka evidentuar rreth 17 mijë familje në nevojë në gjithë Kosovën të cilave u japin ushqim, veshëmbathje dhe produkte higjienike.

Kryqi i Kuq ka kapacitet të kufizuar dhe nuk jemi në gjenjdje t’u ofrojmë qytetarëve strehim megjithëse kemi dëshirë”, thotë Sopjani.

Familjet në nevojë marrin ndihmë edhe nga shoqata “Nëna Terezë” që ka filluar punën qysh nga vitet e 90-ta. Drejtori ekzekutiv, Zef Shala, thotë se kjo shoqatë mbështetet në disa shtylla: atë humanitare, zhvillimore dhe të paqes e tolerancës.

Shala thekson se shoqata “Nëna Terezë” ka bashkëpunim në nivelin lokal dhe merr fonde nga të gjitha komunat e Kosovës të cilat i shfrytëzojnë për të ndihmuar qytetarët e komunave përkatëse. Ajo po ashtu bashkëpunon në nivelin ndërkombëtar dhe merr fonde nga ambasada të ndryshme, UNDP, USAID, etj.

Në bashkëpunim me shoqatën ‘Nëna Terezë’,  pas luftës, kemi ndërtuar rreth 170 shtëpi për familjet në nevojë”, thotë Shala.

Ata kanë edhe donatorë që grumbullojnë ndihma jashtë shtetit me qëllim që të ndahen në Kosovë. Shoqata dhe vullnetarët më pas u ndihmojnë këtyre donatorëve me gjetjen e familjeve në nevojë dhe me shpërndarjen e ndihmanve.

Kjo organizatë ka edhe projektet zhvillimore që kanë për qëllim të aftësojnë familjet e ndryshme për punë. Ata në bashkëpunim me ambasadat e ndryshme në Kosovë kanë dhuruar pako “start-up”, familjeve në nevojë. Falë këtij projekti 20 familje janë pajisur me koshere të bletëve, 20 familje me serra dhe 20 familje me dhi. Sipas Shalës, nga viti 2000, me projekte të tilla, ata kanë aftësuar mbi 200 familje për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

“Ne i kemi mësuar këto familje të peshkojnë në vend që t’ua japim peshkun e gatshëm…Pas një viti këto familje kanë arritur që të sigurojnë vetë të ardhurat e veta dhe nuk kanë më nevojë për ndihmë sociale”, thotë ai.

Bulza Çapriqi

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM